Gjykata ka lënënë burg Anterio Kalosin, një ndër personat e përfshirë në atentatin me armë të ndodhur disa ditë më parë në një hotel në Tushemisht.
Sulmi me armë ka ndodhur në hotel “Voloreka”, ku shenjestër e atentatit ka qenë djali i pronarit. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka bërë me dije se kanë rënë në pranga 7 persona.
Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë, pasi dyshohet të jetë ekzekutori i ngjarjes së rëndë që tronditi Tushemishtin, ku u qëllua me rreth 10 plumba drejt një hoteli të mbushur me turistë.
Ndërkohë një ditë më parë është dhënë masa e sigurisë arrest me burg edhe për ilir Berberi i arrestuar si organizator të kësaj ngjarjeje./