Një mjet Range Rover, nuk i ndaloi policisë në zonën e Currilave në Durrës, dhe mori para dy efektivë, një prej të cilëve përfundoi në spital.
Në drejtimin e mjetit ishte Hysen Pici, i cili pas ndjekjes së policisë u vu në pranga teksa tentonte që të largohej me këmbë nga vendi ky braktisi mjetin.
Por dyshohet se Hysen Pici nuk ka qenë i vetëm në momentin kur nuk i ndaloi policisë, pasi në makinë ka qenë Aldo Avdylaj, anëtar i Bandës së Shijakut.
Për këtë policia ka nisur kontrollet në zonën, me qëllim gjetjen e Avdylajt, emri i të cilit nuk është i panjohur për policinë.
Ndërkohë që në të gjithë qytetin e Durrësit mësohet se ka kontrolle të shtuara të policisë, edhe për drejtuesit e mjeteve që i kanë xhamat e zinj, apo makinat luksoze.