Atentati ndaj Marklen Hakës, flasin dëshmitarët: U futëm poshtë tavolinave, s’pamë asgjë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati ndaj Marklen Hakës, flasin dëshmitarët: U futëm poshtë tavolinave, s’pamë asgjë

19:10 | 10/06/2022
në Shqiperi
0

I shpëtuar falë një mrekullie, nga një breshëri plumbash që e falën por vetëm njëri prej tyre e kapi rikoshet në nofull, Marklen Haka vazhdon të insistojë përpara policisë se nuk ka problem me askënd dhe se e kanë ngatërruar. Me tezën se nuk pa askënd mbasi vrasësit ishin në një automjet me xhama të errësuar, i riu ashtu siç thanë edhe dëshmitarët në polici tregon se nuk ka asnjë të dyshuar.

Ky qëndrim jo vetëm i shënjestrës së atentatit por të dëshmitarëve okularë, sipas policisë vjen nga frika dhe distancimi ndaj telasheve kriminale që ndodhin në zonën e Niklës, Fushë Krujës dhe akoma më tej Lezhës dhe Laçit. I vendosur në rreth të vrasësve për tu eliminuar, në të dytin atentat të dështuar Marklen Haka, i cili jeton vetëm me të atin në Nikël mori mjekimin e parë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore konsiderohet jashtë rrezikut.

I riu nga Nikla fshati për të cilin Gazeta Si ka bërë një reportazh muaj më parë është shfaqur i rezervuar për policinë dhe ka mbajtur qëndrim mohues dhe ka përsëritur fjalinë: Nuk di gjë s’kam lidhje me njeri.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Më poshtë Gazeta “Si” po zbardh pjesë të dëshmisë së tij në spital dhënë për agjentët e krimeve ku dhe tregon axhendën e ditës së atentatit ku vrasësit nga një mjet ende i paidentifikuar lëshuan me breshëri 17 plumba

“Isha për një kafe në një lokal në Tapizë dhe po kthehesha për të shkuar në shtëpi. Më ndoqi një makinë që nuk e identifikova, makina më ndoqi nga Tapiza deri në kthesën e Niklës. Kur u ktheva ula shpejtësinë dhe ata u afruan dhe më qëlluan. Nuk i fiksova, ulën xhamat që ishin të zinj. Unë isha vetëm në timon. Dyshoj që kanë qenë dy persona por nuk jam i sigurt, nuk i pashë. Nuk di gjë s’kam lidhje me njeri”

Grupi i hetimit i thotë Gazetës “Si” se ka pyetur punonjës të mobilerive pranë skenës së krimit, por të gjithë kanë treguar se u përpoqën të shpëtojnë duke u futur nën tavolina. As ata nuk kanë parë gjë. Njëri nga dëshmitarët i thotë policisë se dëgjoi vetëm krisma dhe këtë version e mbajnë edhe të tjerët.

Policia i tha në rrugë jo zyrtare Gazetës “Si” se ka kontrolluar për kamera pranë këtyre subjekteve dhe ka kuptuar se në mobilerinë më të afërt kamera kishte kënd tjetër. Ndërsa dy të tjera nuk punonin.

“Ne kemi dërguar agjentë që po sekuestrojnë kamera sigurie përgjatë këtij aksi”, këmbënguli një zyrtar i policisë lokale në Krujë, sipas të cilit çelësi i hetimeve është vetëm Marklen Haka dhe rrëfimi i ti, diçka që refuzon ta bëjë.

Më herët me të njëjtin skenar Haka që po udhëtonte me hallën e tij 50 vjecare u gjend nën breshërinë e dhjetëa plumbave. Shpresa Basha humbi jetën nga ky atentat e cila u hodh në mbrojtje të të riut, që është djalë i vetëm. Për policinë Marklen Haka është dënuar më armëmbajtje pa leje të një pushke që ju gjet në shtëpinë e prindërve nga policia.

Por ndërsa për këtë krim u dënua me një vit heqje lirie, ai është shoqëruar dhjetëra herë në komisariate i dyshuar për akuzën e vendosjes së lëndës plasëse, dhe për vrasje. Ngjarja për të cilën i riu këmbëngul se nuk është i përfshirë është ajo e ekzekutimit të një biznesmeni në Tiranë në 2011, mbas sulmit vdekjeprurës që i mori jetën Nadien Zenelit.

Ai vërejti në polici se nuk ishte ai autori dhe në përfundim gjykata e la të lirë mbasi krimi rezultoi i paprovuar.

I shpëtuar nga planet për ta ekzekutuar, i riu është konsideruar si pjesë e bandës së Niklës dhe Renea e ka vizituar jo pak herë shtëpinë e tij dhe të fisit të tij ku dhe janë zbuluar municione dhe armë luftarake./GazetaSi

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
E rëndë, biznesmenit i bëhet atentat në ishullin e të pasurve

E rëndë, biznesmenit i bëhet atentat në ishullin e të pasurve

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com