Policia ka nxjerr detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në lagjen Rus në Shkodër, ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të makinës së Alban Bruçit, i cili fatmirësisht nuk mbeti i lënduar.
Janë shpallur në kërkim Tornato Fushën 20 vjeç si dhe Bajram Çerkojën 24-vjeç, të dy banues në Shkodrës. Sipas policisë, rezulton se para 2 vitesh Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Tornato Fusha dhe ky dyshohet se është shkaku.
Ndërkohë Bajram Çekorja rezulton i dënuar në vitin 2019, për kultivim bimësh narkotike. Ai u kap bashkë me Barush Bregun i akuzuar si i përfshirë në një grup kriminal në Shkodër.