Ata nuk janë njerëzit e Shullazit në media – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ata nuk janë njerëzit e Shullazit në media

21:20 | 19/04/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Një kob i zi ka mbërthyer rilindjen, çka vihet re në rrathët edhe më të rënduar të Edi Ramës, dallohet në një si gjendje mortore në ministra e drejtues. Një pezm i madh, sikur kanë humbur një njeri të afërt, që pas arrestimit të Emiliano Shullazit.
E pritshme deri diku kur dihet botërisht lidhja e fortë mes tyre, cka prej tre vitesh, as Tahiri, as Rama nuk e përgenjështuan një ditë të vetme.
Partia Demokratike ka denoncuar të paktën një herë në javë këtë altar mes Shullazit, Ramës e Tahirit, dhe as Rama e Tahiri, aq më pak Shullazi, nuk kanë bërë një gjysëm deklarate për ta hedhur poshtë. Aq e fortë dashuria, përtej çdo lidhje që koha konsumon, çka të bën të dyshosh për ndonjë trini sekrete, me kode të fshehta, e pamudur për ti dekriptuar, shkurt të pathyeshëm.
Zezona qeveritare e ka pra një shpjegim.
U fut SHBA në mes, erdhi goditja nga prokuroria, jashtë sinorit të tyre, atëherë kur më pak e prisnin.
E pabesueshme, që nuk ta rrok dot mendja e llogjika, është një kor zërash mjaft të njohur të medias, personalitete të spikatur që ngjajnë jo vetëm të patronditur nga seriali i gjobvënies e krimeve monstruoze, por po aq të pashqetësuar edhe për atë që ishte sak e fundbotshme; kërcënimi prej Shullazit i kandidatit për rektor në Universitetin e Tiranës.
Njëri syresh thotë; do kisha dalë dorë për dore në rrugë me Shullazin. Tjetri e ka temën e tij të preferuar, shpall se ska prova, dhe e gjen si konspiracion kundër tij. Pra na e nxjerr të persekutuar.
Një i tretë e rrumbullakos të tërën, duke e konsideruar gjobvënësin, njeri të të gjithëve, gjithë duke hequr me një dorë një kuintal me mëkate e krime.
Mjerim i madh intelektual, një befasi e frikshme.
Për ngjarje disa herë më të vogla, ky soj ka ngritur zërin në qiell e ka ndezur altoparlantët e opinionit publik. Shpesh kanë frymëzuar me qëndrime të forta.
Po dhe peticione kanë firmosur kur e kur, me emrat e tyre shënuar përfund. Shullazi i nxori paksa zbuluar. Zgjedhje e rëndë duket të dalësh dorë për dore me të.
Guxim kërkon ta paralajmërosh se ska prova. Dhe bishtnim, erdha sa me la gojën, kur i fut të gjithë në një thes. Eshtë fakt se Shullazi ka pasur dy kohë. Në 8 vite nuk ka qënë aq i lumtur pasi është arrestuar dhe ka vuajtur edhe dënim në atë periudhë. Eshtë fakt, se në kohën e dytë, pas 2013, ai ka ngritur atë që njihet si perandori. Gjobat e mëdha, lirinë për të hyrë e dalë në zyra, marrje pasurie, përkrahje shtetërore deri në eskortë të specializuar.
Mosdallimi i kësaj diference, barazimi i këtyre botëve nuk është gjetje e një gazetari të njohur, e një burri të mençur, nuk është hiç një epifani intelektuale.
Krim mediatik, ja çfarë është. Sigurisht këta nuk janë njerëzit e Shullazit në media. Atij i kanë mjaftuar njerëzit që ka në qeveri. Njerëz si këta që ruajnë veneracionin dhe vuajnë për arrestimin e tij, njerëz që nuk guxojnë tia përmendin emrin, njerëz që nuk gjetën një dekikë të vetme për të dënuar kërcënimin e kandidatit për rektor.
Si kjo lindita e arsimit, e cila ka zënë merak për ekranet e shfaqet në mijëra raste të panevojshme, por nuk gjen dy fjalë kur kanoset me jetë kandidati në garën më të rëndësishme akademike në vend. Pra Shullazi ka boll njerëz në qeveri. Nuk ka pse të ketë edhe në media. Mos na bëni të besojmë të kundërtën.

Etiketa: Edi LesiEmiljano Shullazi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Një korrigjim mbi post-Amerika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025
Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

22:05 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –
  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com