Asgje nuk të shpëton nga verdikti i shqiptarëve, më 20 shkurt… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Asgje nuk të shpëton nga verdikti i shqiptarëve, më 20 shkurt… –

19:39 | 13/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh pasditen e sotme se Edi Ramën asgjë nuk mund ta shpëtojë nga verdikti i shqiptarëve. Duke iu drejtuar mbështetësve të tij, Berisha tha se 20 shkurti është dita e qytetarëve, qytetarët do të thonë fjalën e tyre.

“Parlamenti nuk është lokal bastesh ku ndahen kush familje qeveritare do fitojë më shumë nga vjedhjet. Nuk është spital psikiatrik ku kryeministri dhe lakejtë e tij ngatërrojnë realitetin me fantazinë e sëmurë, psikozë kjo me pasoja të rënda për shqiptarët.

Qeveria dhe parlamenti monist i Edi Ramës nuk duan t’ia dinë se ju ekzistoni, se ju keni halle, derte, keni vështirësi, dhimbje, sakrifica.

E dini pse? Sepse kanë kohë që nuk u takojnë. Sepse ata kanë frikë nga ju sepse e dinë se u kanë vjedhur dhe ju vjedhin ditën, natën, ju vjedhin deri në palcë.

Ata kanë kohë që nuk u dëgjojnë. Makinat e tyre luksoze vijnë në qytet, lagje, shtëpitë tuaja vetëm kur zgjedhjet afrohen. Këmbët e tyre kurrë nuk shkelin në rrugët që ju shkelni.

Trupi i tyre nuk kalon dhimbjet dhe lodhjet që kalon trupi juaj. Ata nuk mjekohen në spitalet ku ju mjekoheni.

Ata nuk hanë ushqimet e tyre që ju hani.

Kështjellat e tyre nuk krahasohen me shtëpitë tuaja.

Fëmijët e tyre nuk shkollohen në shkollat e fëmijëve të tyre.

Dyshekët e tyre janë të mbushura me para, ndryshe nga dyshekët tuaj.

Pasuria juaj është thërrime në krahasim me pasurinë e tyre, të vjedhur, të krimit, të drogës.

Por shpirti juaj, shpirti juaj nuk krahasohet kurrë me shpirtin e tyre të zi.

Ndaj ata kanë frikë, kanë tmerr dhe 20 shkurtin, ditën tuaj po e presin të lebetitur.

Kanë frikë të dalin dhe të takojnë dhe përballen me ju, sepse ata nuk janë përfaqësuesit tuaj, nuk janë përfaqësuesit e shqiptarëve, ata janë hajdutë, janë antishqiptarë.

Kjo qeveri është arsyeja pse ju po largoheni.

Kjo qeveri është arsyeja pse mjerimi ka kapluar në shumicë familjet shqiptare.

Kjo tufë kriminelësh është arsyeja pse parlamenti shqiptar është kthyer në bunker të familjeve qeveritare, që në ADN-në e tyre kanë censurën, vjedhjen, mashtrimin, internimin, mendësinë tiranike.

Por t’i themi sot Edi Ramës se ke marrë fund dhe asgjë nuk të shpëton ty nga verdikti i shqiptarëve”, tha Berisha.

Në vijim, kreu demokrat ka thumbuar prokurorët e SPAK-ut, si dhe kreun e Prokurorisë Speciale, Altin Dumani, kur tha se “duke arrestuar liderin e opozitës me Dumanët e korruptuar, Edi Rama krijoi dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë”.

“Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke marrë peng Lul Bravën për të kontrolluar opozitën. Të mbeti brava në dorë. Sot opozita është më e fortë, më e bashkuar se kurrë më parë.

Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke korruptuar shefin e kundërinteligjencës amerikane, McGonigal. Po ku është ai tani? Në burg dhe po të pret me padurim.

Edi Rama, drejtësia vonon por nuk të harron.

Provove të mbash pushtetin duke vjedhur logon e PD, duke ndaluar nga tmerri emrin e Sali Berishës nga fleta e votimit. 600 mijë shqiptarë të thanë se nuk ke shans të zhdukësh opozitën. Je i pashpresë!

Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke blerë media me paratë e vjedhura të inceneratorëve. Vetë krahu yt i djathtë, zëvëndësi yt të bëri autopsinë dhe dole para shqiptarëve si një kalbësirë që kundërmon anëkënd Shqipërisë.

20 shkurti po vjen, priti, priti shqiptarët!

Edi Rama, provove të pengosh komisionet hetimore parlamentare për vjedhjet tua të shekullit, për udhëtimet e tua mafioze me avion në dispozicion, për pasurimin e paligjshëm të familjarëve të tu, por faktove para botës të gjitha akuzat e opozitës si të vërteta dhe se ke ti ke frikë nga hetimi, njëlloj si djalli nga temjani për shkak të krimeve që ke kryer gjatë kohës në pushtet.

Më 20 shkurt, sovrani do t’i thotë dy fjalë për të gjitha këto që ke bërë.

Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke asgjësuar parlamentin e pluralizmit, por të mbeti në dorë parlamenti i krimit.

Provove të mbash pushtetin duke arrestuar politikisht me Dumanët e tu të korruptuar liderin e opozitës, por krijove Rrugën e Shpresës, krijove dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë.

Kurse ti, u ktheve në genin e babait tënd xhelat që firmoste varjen në litar të poetit Havzi Nela dhe rendite veten me diktatorët e Ugandës, Tunizisë, Teheranit, Bjellorusisë”, tha ai.

Read more

Sherr në Sarandë/ Grupi i të rinjve bën për spital dy persona –

Aksidenti fatal te Ura e Dajlanit/ 18-vjeçarja Vikena Greku përcillet për në banesën e fundit –

“Me Edi Ramën nuk ka kompromis” – Berisha shpreh qëndrimin e prerë për reformën kushtetuese –

Aksidenti i rëndë në Durrës ku humbi jetën 18-vjeçarja, lihet në burg Arbër Xhaxhaj –

Të Lidhura

nga 27
12:59 | 17/01/2026
0

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Sarandës. Sipas Policisë, ngjarja ka...

Aksidenti fatal te Ura e Dajlanit/ 18-vjeçarja Vikena Greku përcillet për në banesën e fundit –

Aksidenti fatal te Ura e Dajlanit/ 18-vjeçarja Vikena Greku përcillet për në banesën e fundit –

nga 27
12:45 | 17/01/2026
0

Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik te Ura e Dajlanit në Durrës, do të përcillet sot në mesditë...

“Me Edi Ramën nuk ka kompromis” – Berisha shpreh qëndrimin e prerë për reformën kushtetuese –

“Me Edi Ramën nuk ka kompromis” – Berisha shpreh qëndrimin e prerë për reformën kushtetuese –

nga 27
12:37 | 17/01/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një përgjigje të prerë lidhur me pyetjen nëse opozita do të ketë...

Aksidenti i rëndë në Durrës ku humbi jetën 18-vjeçarja, lihet në burg Arbër Xhaxhaj –

Aksidenti i rëndë në Durrës ku humbi jetën 18-vjeçarja, lihet në burg Arbër Xhaxhaj –

nga 27
12:31 | 17/01/2026
0

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 26-vjeçarin Arbër Xhaxhaj, i...

Para
Kam nevojë të qetësohem se… (VIDEO) –

Kam nevojë të qetësohem se... (VIDEO) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sherr në Sarandë/ Grupi i të rinjve bën për spital dy persona –

Sherr në Sarandë/ Grupi i të rinjve bën për spital dy persona –

12:59 | 17/01/2026
Aksidenti fatal te Ura e Dajlanit/ 18-vjeçarja Vikena Greku përcillet për në banesën e fundit –

Aksidenti fatal te Ura e Dajlanit/ 18-vjeçarja Vikena Greku përcillet për në banesën e fundit –

12:45 | 17/01/2026
“Me Edi Ramën nuk ka kompromis” – Berisha shpreh qëndrimin e prerë për reformën kushtetuese –

“Me Edi Ramën nuk ka kompromis” – Berisha shpreh qëndrimin e prerë për reformën kushtetuese –

12:37 | 17/01/2026
Aksidenti i rëndë në Durrës ku humbi jetën 18-vjeçarja, lihet në burg Arbër Xhaxhaj –

Aksidenti i rëndë në Durrës ku humbi jetën 18-vjeçarja, lihet në burg Arbër Xhaxhaj –

12:31 | 17/01/2026
Rama diskuton pasojat e përmbytjeve dhe menaxhimin e mbetjeve në takimin me kryebashkiakët –

12:21 | 17/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Sherr në Sarandë/ Grupi i të rinjve bën për spital dy persona –
  • Aksidenti fatal te Ura e Dajlanit/ 18-vjeçarja Vikena Greku përcillet për në banesën e fundit –
  • “Me Edi Ramën nuk ka kompromis” – Berisha shpreh qëndrimin e prerë për reformën kushtetuese –
  • Aksidenti i rëndë në Durrës ku humbi jetën 18-vjeçarja, lihet në burg Arbër Xhaxhaj –
  • Rama diskuton pasojat e përmbytjeve dhe menaxhimin e mbetjeve në takimin me kryebashkiakët –
  • Ëndrra amerikane pezull/ Mijëra shqiptarë të prekur nga ngrirja e vizave të emigrimit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sherr në Sarandë/ Grupi i të rinjve bën për spital dy persona –
  • Aksidenti fatal te Ura e Dajlanit/ 18-vjeçarja Vikena Greku përcillet për në banesën e fundit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com