Artisti i Popullit, Robert Ndrenika mbush sot 82 vjeç – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artisti i Popullit, Robert Ndrenika mbush sot 82 vjeç –

13:28 | 10/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

“Le të mbushen kupat”… sot kemi privilegjin të shprehim urimin tonë më të ngrohtë për një ditëlindje të shquar, të njërit prej mjeshtrave më të mëdhenj të kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Robert Ndrenika. Një jetë e përkushtuar artistike, një pasion i palëkundur për artin dhe një kontribut i pazëvendësueshëm në rrugën e filmit dhe teatrit shqiptar!

Robert Ndrenika mbush 82 vjet, dhe ne i urojmë shëndet më së pari, jetë të gjatë për të festuar me të gjithë dashamirësit e tij kudo që ndodhen, dhe shumë e shumë festa të tilla.

Në këtë ditë të veçantë, shprehim admirimin tonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e kinematografisë dhe teatrit. Jeta e Robert Ndrenikës është një udhëtim artistik që ka ndriçuar ekranet dhe skenat shqiptare me emocionin dhe shpirtin e tij të vërtetë. Por njëherësh, i ka dhënë emër Shqipërisë duke e pasuruar dhe e bërë një vend më të ndritur në nivel artistik.

Artisti i Popullit Robert Ndrenika shquhet për aftësitë e rralla aktoriale dhe interpretimet e thella që kanë prekur zemrat e shikuesve. Ai ka bërë të mundur që publiku të lidhet me çdo karakter, duke krijuar një lidhje magjike mes ekranit dhe shpirtit të tyre. Janë të shumta personazhet që ai ka vënë në teatër dhe pelikulë, të cilat i shohin e i shohim pa u mërzitur asnjëherë.

Në këtë ditë të veçantë, dëshirojmë vazhdimin e sukseseve për një personalitet si Robert Ndrenika, shëndetin e mirë për të dhe akoma më shumë momente të mahnitshme artistike.

Faleminderit për kontributin tuaj të pashoq i madhi Robert Ndrenika!

BIOGRAFIA

Robert Ndrenika lindi më 10 janar të vitit 1942 në Tiranë. Familja e tij është nga fshati Vuno i Himarës. Në vitet 1960-1964 studioi për aktor në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu”. Deri më 1970 punoi si aktor në teatrin “Skampa” të Elbasanit; Në vitet 1970-1974 në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve, i quajtur ndryshe Teatri i të Rinjve dhe më pas në Teatrin Kombëtar deri në vitin 2001, kur doli në pension.

Ka kryer detyrën e Drejtorit të Teatrit Kombëtar në vitet 1993-1944. Në vitet 1992-1996 ka qenë i zgjedhur si deputet i Kuvendit Popullor. Robert Ndrenika shquhet për larminë e roleve, për kalime të natyrshme nga drama dhe tragjedia në komedi dhe grotesk.

Është lehtësisht i transformueshëm, i vërtetë, i besueshëm, me sens të spikatur realist, skicues i karaktereve të goditura, rëndom të ardhura nga shtresat rurale a të ulëta të shoqërisë, por jo pak syresh edhe nga radhët e intelektualëve, zyrtarëve etj.

Përjetimi i tij është i thellë dhe tejet organik, buron dhe shkakton emocion. Qysh student me regjisorin dhe pedagogun Kujtim Spahivogli spikati në disa role komike, sidomos me rolin e Bendikut në komedinë “Shumë zhurmë për asgjë” të Shekspirit, 1959, dhe në versionin e saj në vitin 1972 me Teatrin e të Rinjve.

Në teatrin “Skampa” nga rolet më mbresëlënëse ishte ai i Filimonit, tek komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, 1965. Këtë rol e përsëriti në shfaqjen e Teatrit Popullor më 1983 dhe sërish, pas gati 25 vjetësh, më 2007 në teatrin “Skampa”. Në vitin 1973 luajti Pobjednosikovin tek komedia “Banja e Majakovskit” me regjisor Kujtim Spahivogli. Në këtë rol ra në sy aftësia e tij për të gërshetuar elementët e sarkazmës therëse, në talljen e zyrtarëve të lartë burokratë të shtetit të korruptuar sovjetik të viteve ‘20-‘30.

Më 1974 mishëroi me një gjuhë realiste figurën e Qazim Mulletit në komedinë “Prefekti” të Besim Levonjës, ku aktrimi i tij u dallua për “seriozitetin” dhe “rëndësinë” që i dha këtij personazhi. Nga dramaturgjia kombëtare, midis të tjerash ka interpretuar në role kryesore: Koz Dynjaja te “Lumi i vdekur”, 1975, e Kudret Velçës, xha Ramadani tek “Komunistet” e Ruzhdi Pulahës 1981; Teli te “Shënomëni dhe mua” e Hyjnor Minarollit, 1974; nënpunësi te “Shkallët” e Ruzhdi Pulahës, 1990 etj.

Nga dramaturgjia e huaj interpretoi: Malvolion te “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit; Uill Lomenin te “Vdekja e një komisionari” e Artur Milerit, Alfred Uilin te “Vizita e damës plakë” e Friedrich Durenmat, 1990, Brosharin te “Darka e të marrëve” e Francis Veberit, 1998; rolin e Di Spetes te “Magjia e madhe” e Eduardo De Filipos ku u nderua me kupën si “Aktori më i Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit” më 1994 . Në vitin 2004 luajti Harpagonin te komedia “Koprraci” e Molierit;

Në kinematografi ka interpretuar në mbi 38 filma, kryesisht role kryesore. Loja e tij shquhet për saktësinë e të vepruarit, për një ndjenjë të thellë e të brendshme. Në fillim “Mësonjëtorja”, 1979, luajti rolin e Kostës, nderuar me Medaljonin e Festivalit; Nënprefektin në filmin “Koncert në vitin ‘36” (1978). Në Festivalin e Filmit 1979 me këtë rol ai u nderua me çmimin “Aktori më i Mirë”. Më 1980 luajti rolin e Agushit në filmin “Një shoqe nga fshati”; Me rolin e Zenunit në filmin “Kur vjen një ditë”, me të cilin u nderua me “Medaljoni e Festivalit VI të Filmit” dhe me çmimin “Aleksandër Moisiu”; me rolin e Vangjelit te filmi “Përrallë nga e kaluara” 1987.

Për shumë vite Robert Ndrenika ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit në Akademinë e Arteve. Ka qenë deputet i Kuvendit Popullor në një legjislaturë. Mban titullin “Artist i Popullit”./PSIKOLOGJIA

Read more

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

Të Lidhura

nga 27
21:51 | 20/12/2025
0

Një incident është shënuar gjatë ditës së sotme në bulevardin “Ismail Qemali”, ku një grua rreth 35 vjeçe është rrëzuar...

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

nga 27
21:15 | 20/12/2025
0

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

nga 27
20:33 | 20/12/2025
0

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

nga 27
20:15 | 20/12/2025
0

Një qyetar nga Kurbini ka replikuar me Sali Berishën, gjatë foltores me mbështetësit demokratë në këtë qytet. Qytetari i thotë...

Para
Kalon për gjykim dosja mbi kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari –

Kalon për gjykim dosja mbi kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

21:51 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

21:15 | 20/12/2025
Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –
  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –
  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –
  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com