Arsyeja që rrëmbyesi i Hamasit nuk më përdhunoi – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arsyeja që rrëmbyesi i Hamasit nuk më përdhunoi –

13:19 | 03/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Lidhje mes policisë dhe Agasit? Dëshmia e Meçes implikon zv/drejtorin Erion Ismaili –

Nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën –

Më thanë tërhiqu nga… –

SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Sarandës, dyshime për ryshfet –

Mia Shem ishte një nga gratë e rrëmbyera nga festivali Nova që u kthye në një thertore nga terroristët e Hamasit në orët e para të 7 tetorit.

21-vjeçarja, e cila ka dy  shtetësi izraelite dhe franceze, u lirua pas 54 ditësh në robëri. Me kujtimet e përvojës traumatike ende të freskëta, artistja e re e tatuazheve foli për makthin dhe agoninë që përjetoi derisa mori frymë sërish e lirë dhe ra në krahët e nënës së saj.

E tronditur dhe me lot në sy ajo ka treguar se si çdo ditë jetonte me frikën se mos e përdhunonin apo vrisnin. Ajo shpjegoi se e vetmja arsye pse terroristi që e mbajti peng nuk e përdhunoi, është sepse në dhomën ngjitur ishte “gruaja dhe fëmijët e tij”.

“Gruaja e tij ishte jashtë dhomës me fëmijët”, tha ajo gjatë një interviste të fundit që u transmetua në televizionin izraelit. “Kjo ishte arsyeja e vetme që ai nuk më përdhunoi”.

“Gruaja e tij e urrente faktin që ai dhe unë ishim në të njëjtën dhomë. Ndihesh sikur dëshiron një përqafim, e di, grua me grua. Por ajo ishte aq e keqe, kishte sy kaq të këqij”, tha ajo.

Shem tha se rrëmbyesi i saj e mbajti atë në një dhomë të errët nën mbikëqyrje të vazhdueshme për pjesën më të madhe të qëndrimit të saj në Gaza. Ajo tha se ishte e uritur dhe e tallur nga familja që e mbante, duke pritur që të vritej në çdo moment.

Pengu izraelit Mia Schem zbulon të vetmen arsye pse rrëmbyesi i Hamasit nuk e përdhunoi gjatë 54 ditëve djallëzore

“Isha e mbyllur në një dhomë të errët, nuk më lejuan të flisja, nuk më lejuan të më shihnin, nuk më lejuan të më dëgjonin, isha fshehur”, tha Shem për Channel 13 të Izraelit. “Ka një terrorist që të shikon 24 orë në ditë, të shikon, të ndjek me sy. Ekziston frika se do të përdhunoheni, ekziston frika se do të vdisni”, tha ajo, duke u shpërthyer herë pas here në lot teksa tregonte makthin që ka jetuar.

Fotot e artistes franceze të tatuazheve Mia Sem 21-vjeçare, e cila u rrëmbye dhe u plagos nga burrat e Hamasit, u bënë virale tetorin e kaluar pas sulmit tronditës në Izrael.

Shem ishte në mesin e më shumë se 200 izraelitëve të kapur gjatë sulmit të befasishëm të 7 tetorit nga Hamasi, i cili vrau 1200.

Shem po merrte pjesë në festivalin e muzikës Nova pranë kufirit me Rripin e Gazës kur sulmuesit sulmuan të rinjtë izraelitë në festival. 21-vjeçarja u qëllua me plumb në krah gjatë depërtimit.

Ajo shtoi se u përpoq të arratisej, por ata qëlluan në makinën e saj dhe i vunë flakën, duke i lënë asaj vetëm dy mundësi në atë kohë. “Ishte një vendim në sekondë nëse duhet të qëndroj atje dhe të digjem apo të shkoj me të”, tha ajo.

Të Lidhura

Lidhje mes policisë dhe Agasit? Dëshmia e Meçes implikon zv/drejtorin Erion Ismaili –

Lidhje mes policisë dhe Agasit? Dëshmia e Meçes implikon zv/drejtorin Erion Ismaili –

nga 27
21:34 | 23/12/2025
0

Në dosjen hetimore për skandalin me tenderat e AKSHI-t, në dëshminë e tij, Gerond Meçe refuzoi të kallëzonte në polici,...

Nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën –

Nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën –

nga 27
21:16 | 23/12/2025
0

Gerond Meçe, në dëshminë e tij dhënë prokurorëve ka zbardhur me detaje se çfarë ndodhi në 5 orët e pengmarrjes....

Më thanë tërhiqu nga… –

Më thanë tërhiqu nga… –

nga 27
20:54 | 23/12/2025
0

Në dosjen hetimore të AKSHI-t, Ergys Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiri, në kërkim nga SPAK, akuzohen për pengmarrje ndaj biznesmenit...

Duhet t’a nisim nga vetja –

SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Sarandës, dyshime për ryshfet –

nga 27
20:18 | 23/12/2025
0

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë së...

Para
75 mijë familje mund të dalin në rrugë, shkak dështimi… –

75 mijë familje mund të dalin në rrugë, shkak dështimi... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lidhje mes policisë dhe Agasit? Dëshmia e Meçes implikon zv/drejtorin Erion Ismaili –

Lidhje mes policisë dhe Agasit? Dëshmia e Meçes implikon zv/drejtorin Erion Ismaili –

21:34 | 23/12/2025
Nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën –

Nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën –

21:16 | 23/12/2025
Më thanë tërhiqu nga… –

Më thanë tërhiqu nga… –

20:54 | 23/12/2025
Duhet t’a nisim nga vetja –

SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Sarandës, dyshime për ryshfet –

20:18 | 23/12/2025
Po bëja foto me Berishën… –

Po bëja foto me Berishën… –

20:00 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Lidhje mes policisë dhe Agasit? Dëshmia e Meçes implikon zv/drejtorin Erion Ismaili –
  • Nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën –
  • Më thanë tërhiqu nga… –
  • SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Sarandës, dyshime për ryshfet –
  • Po bëja foto me Berishën… –
  • Dëshmia e Meçes hedh dritë mbi përfshirjen e KPP në skandalin e AKSHI-t

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lidhje mes policisë dhe Agasit? Dëshmia e Meçes implikon zv/drejtorin Erion Ismaili –
  • Nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com