Pamjet e mëposhtme janë nga magazina ku u gjet arsenali i armëve pasditen e sotme në Yrshek të Tiranës. Siç shihet dhe nga videoja, efektivët kanë gjetur një sasi të konsiderueshme me armatime si dhe municion luftarak.
Lidhur me ngjarjen, po ashtu në këtë magazinë janë gjetur tre makina, një prej tyre e blinduar, tre motora si dhe një Jet Ski. Në pranga ka rënë 62-vjeçari Kujtim Çaushi ndërsa është shpallur në kërkim djali e tij 35 vjeç Erlind Çaushi.
Dyshohet se depoja në fjalë përdorej edhe për modifikimin e armëve të zjarrit dhe jo vetëm për ruajtjen e tyre.