Një 52-vjeçar me detyrë topograf në Bashkinë e Vlorës është vënë në pranga nga policia pasi në këmbim të ryshfetit i ka dhënë një dokument zyrtar një personi.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i Admir Gazhupës është bërë në finalizim të operacionit “Harta” ku ky i fundit në këmbim të 5 mijë lekëve i dha një dokument zyrtar një personi.
52-vjeçari u arrestua nën akuzën “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike” dhe materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.