Arrestimi i tre aktivistëve pas protestës, Vetëvendosje: Të ndalet keqpërdorimi i policisë nga pushteti, të shkarkohet Zef Laskaj! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i tre aktivistëve pas protestës, Vetëvendosje: Të ndalet keqpërdorimi i policisë nga pushteti, të shkarkohet Zef Laskaj!

14:23 | 14/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të Policisë së Lezhës Zef Laskaj pas atrestimit të tre aktivistëve të saj për shkak se morën pjesë në protestën kundër HEC-it në Mirditë këtë të dielë.

Kandidatët për deputet në Qarqet Tiranë dhe Lezhë, Boiken Abazi dhe Iliaz Shehu kanë deklaruar se Besnik Paci, Çlirim Gërbeshi, Etnik Berisha dhe Endrit Bytyqi gjenden prej më se 72 orësh në komisariatin e Lezhës, në shkelje të procedurave, ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Deklarata e plotë

Read more

Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

Të ndalet keqpërdorimi i policisë nga pushteti, të shkarkohet Zef Laskaj!

Kandidatët për deputet në Qarqet Tiranë dhe Lezhë, Boiken Abazi dhe Iliaz Shehu, mbajtën paraditen e sotme një konferencë për media në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Tiranë. Ata reaguan ndaj veprimeve të Policisë së Shtetit gjatë dhe pas protestës së thirrur prej banorëve të fshatit Thirrë ditën e shtunë, të cilës iu bashkuan edhe qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Katër qytetarë – Besnik Paci, Çlirim Gërbeshi, Etnik Berisha dhe Endrit Bytyqi – gjenden prej më se 72 orësh në komisariatin e Lezhës, në shkelje të procedurave, ligjit dhe të drejtave të njeriut. Në ndërkohë, drejtori i policisë së Lezhës, Zef Laskaj, ka vazhduar me presion dhe kërcënime në komisariat ndaj aktivistëve dhe ndaj vetë kandidatit Iliaz Shehu.

Boiken Abazi dhe Iliaz Shehu kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve të cilët janë plotësisht të pafajshëm. Bazuar mbi dëshmitë e bëra publike edhe mediatikisht të shkeljeve të shumta nga ana e policisë duke përfshirë dhunën psikologjike e fizike ndaj protestuesve ata kanë kërkuar shkarkimin nga policia e shtetit të Drejtorit të Policisë Vendore në Lezhë, Zef Laskaj, nisjen e hetimit nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme si dhe një raport sa më parë nga Avokati i Popullit.

Kandidatët i kanë bërë thirrje pushtetit të ndalë praktikat e shtetit policor.

Boiken Abazi theksoi se policia edhe po keqpërdoret edhe po keqtrajtohet. Atyre nuk u sigurohet jeta, nuk u paguhen orët shtesë, nuk u sigurohet transport, detyrime këto të shtetit karshi uniformës së tyre.

Iliaz Shehu theksoi mënyrën banditeske të shoqërimit të të ndaluarve, shumë kilometra larg protestës me ndjekje të makinave dhe me postoblloqe, pengimin e ushtrimit të të drejtës së qytetarëve dhe aktivistëve për t’u përfaqësuar me avokat, presionin e ushtruar mbi ta për të firmosur deklarata të rreme si dhe një sërë shkeljesh të të drejtave të njeriut.

Pushteti po e përdor policinë në Lezhë si mjet presioni ndaj kandidatit Shehu, aktivistëve të Lëvizjes dhe qytetarëve, duke penguar fushatën elektorale.

“Metodat e frikësimit janë tejet primitive, por edhe joefikase. Gjithë kjo përndjekje që na është bërë deri tani nga ana e institucioneve të kapura shtetërore na është kthyer në mbështetje më të madhe qytetare. Por, ama, kjo nuk është mënyra e duhur, as e luftimit tonë, por as nuk është mënyra se si ne duam të shkojmë deri te publiku dhe qytetarët.

Ne duam të takohemi me qytetarët dhe ta marrim mbështetjen e tyre në bazë të programit dhe vendosmërisë tonë. Nuk duam një fushatë ku gara elektorale shndërrohet në sulm të organizuar institucionalo-partiak ndaj nesh.

Për këtë arsye iu bëjmë thirrje për heqje dorë nga metodat e intimidimit dhe të presioneve. Le të bëjmë një fushatë normale ku ky pushtet i marrë fund gjithësesi do të dalë i humbur.”, theksoi ai.

Praktikat e shtetit policor, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! i kanë hasur edhe më herët në Kosovë gjatë angazhimit të tyre atje, dhe njësoj si ia kanë dalë me sukses atje, do të fitojnë edhe në Shqipëri. Arsyeja pse këto po ndodhin është shqetësimi i regjimit prej kandidaturave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke targetuar madje edhe aktivistë që vijnë nga Kosova. Duhet të jetë e qartë që ne as nuk trembemi dhe as nuk smbrapsemi. Do të vazhdojmë përpara për të çuar drejt fitores projektin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! edhe në Republikën e Shqipërisë.

Etiketa: Boiken AbaziIliaz ShehuLëvizja Vetëvendosje në Shqipëri

Të Lidhura

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

nga 27
12:39 | 16/03/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të miratojnë...

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

nga 27
12:33 | 16/03/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të miratojnë...

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

nga 27
12:01 | 16/03/2026
0

Në prag të publikimit të listës së lojtarëve për ndeshjet e fazës play-off ndaj Polonisë më 26 mars, futbollistët e...

Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

nga 27
11:57 | 16/03/2026
0

Nëna e foshnjës dy muajshe e cila ndërroi jetë para dy ditësh në QSUT ka hedhur  akuza ndaj mjekëve për...

Para
Mesazhi i parë i Presidentes së KE: Mbështes hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ursula von der Leyen: BE merr 50 milionë doza Pfizer deri në fund të qershorit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

12:39 | 16/03/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

12:33 | 16/03/2026
Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

12:01 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:57 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:53 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com