Arrestimi i të rinjve protestues, Vasili: Të shkarkohet ministri i Brendshëm – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i të rinjve protestues, Vasili: Të shkarkohet ministri i Brendshëm

10:56 | 12/03/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ditën e sotme përms nënkryetarit të saj, Petrit Vasili lidhur me shoqërimet e një ditë më parë, të bërë nga policia të qytetarëve protestues.

Gjithashtu, Vasili kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe kreut të Policisë së Shtetit, si edhe kreut të Policisë së Tiranës.

Ndër të tjera, Vasili u shpreh dhe ka kërkuar nga Prokuroria që të vihet në lëvizje dhe të mos heshtë përballë dhunës që bëhet ndaj protestuesve.

Read more

Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet –

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit –

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in –

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

Në deklaratën e plotë Vasili shprehet se, i mbështet protestuesit dhe sipas tij, e denoncon me ashpërsi sjelljen e Policisë së Shtetit kundrejtë qytetarëve.

“Të nderuar qyetarë dhe qytetare jemi sot para jush për të denoncuar me ashpërsinë më të madhe sjelljen prej gangsetërrësh të Policisë së Shtetit.
Sjellja shtazarake ndaj një të riu protestues në mes të Tiranës, i dhunuar nga një grup njerëzish pa uniformë me xhupa dhe kapuçë të zi dhe me pistoleta në brez është sjellje që nuk ka asnjë lidhje me ligjin por është sjellje naziskinësh. Përballë protestuesve që demonstrojnë për shkak të varfërisë dhe mjerimit të tyre dhe të çmimeve të rritura nga spekulantët e karburantit dhe të artikujve ushqimorë bazë është një sjellje prej armiqsh të qytetarëve dhe në shërbim të mafias shtetërore dhe oligarkëve.
Çdo shqiptar që shikon këtë video, ku policia sillet si kafshë me qytetarët skena të cilat po kaq të rënda kanë ndodhur dhe në Durrës, Lezhë, Shkodër, Korçë, Lusnje, Fier etj kanë indinjuar të madh dhe të vogël.”

Nga ana tjetër, Vasili kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Brendshëm, Bledar Çuçi dhe  Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledi Nano.

“Kërkoj sot publikisht dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Brendshëm, Bledar Çuçi kërkoj shkarimin e menjëhershëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledi Nano i cili është përgjegjësi kryesor për këtë sjellje kriminale të policisë anembanë vendit. Shkarkimin e drejtorave të policisë të Tiranës, Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Korçës, Beratit, Fierit. Qytetarët shqiptarë nuk paguajnë nga gjaku dhe djersa e tyre taksat që të paguhen kriminelë pa uniformë që dhunojnë dhe shqyejnë qytetarët e varfër dhe të ndershëm por i paguajnë që të ndjekin krimin trafikantët dhe spekullatorët.
Çdo qëndrim i mëtejshëm i këtyre drejtuesve në këto pozicione pas konsumimit të veprave të rënda penale të dhunimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve si dhe dhunimit fizik dhe çnjerëzor të tyre vetëm sesa do rëndojë në mënyrë të pakthyeshme situatën dhe do të krijojë një armiqësi shumë të thellë mes policisë dhe qytetarëve.”

Së fundmi, i ka bërë thirrje prokurorisë, që sipas tij, të fillojë hetimin penal mbi drejtuesit e policisë të të gjitha niveleve si dhe dhunuesve të identifikuar bazuar në dëshmitë e shumta filmike, të bëra publike në media.

“I bëj thirrje prokurorisë, të fillojë hetimin penal mbi drejtuesit e policisë të të gjitha niveleve si dhe dhunuesve tashmë të identifikuar bazuar në dëshmitë e shumta filmike dhe me foto, të bëra publike në media apo dhe në rrjete sociale.

Policia e cila u bën thirrje banditëve të vet që t’i fshihen medias bën të kuptojë për çdo shqiptar seç bëjnë këta pa praninë e mediave.”

Të Lidhura

Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet –

Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet –

nga 27
09:46 | 02/04/2026
0

I pyetur nga të rinjtë lidhur me korrupsionin, kryeministri Rama tha se perceptimi i tij është më i madh sesa...

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit –

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit –

nga 27
08:26 | 02/04/2026
0

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in –

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in –

nga 27
08:06 | 02/04/2026
0

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancën plenare ku në rendin e ditës është një interpelancë me ministrin...

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

nga 27
07:56 | 02/04/2026
0

Dashi Në marrëdhënie dashurie, sot mund të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, por është e rëndësishme të shmangni...

Para
Basha kujtohet për protestuesit, iu shmanget pyetjeve politike

Basha kujtohet për protestuesit, iu shmanget pyetjeve politike

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet –

Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet –

09:46 | 02/04/2026
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit –

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit –

08:26 | 02/04/2026
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in –

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in –

08:06 | 02/04/2026
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

07:56 | 02/04/2026
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

07:52 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet –
  • Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit –
  • Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in –
  • Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –
  • Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –
  • Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet –
  • Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com