Këshilli i Sigurimit të OKB-së, është mbledhur pasditen e kësaj të hëne për të diskutuar zhvillimet më të fundit në Venezuelë, ku u arrestua nga forcat amerikane, presidenti Nicolas Maduro dhe gruaja e tij.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit pritet të vijojë me diskutime mes anëtarëve të cilët e kanë cilësuar arrestimin e Maduros si precedent të rrezikshëm.
Sipas OKB-së, zhvillimet e fundit rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet në Amerikën Latine dhe të minojnë parimet e sovranitetit shtetëror dhe të së drejtës ndërkombëtare, ndërsa pritet të diskutohet për fatin e popullit venezuelian i cili ka mbetur pa president.
Kujtojmë se Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, u arrestuan dy ditë më parë nga forcat amerikane “Delta” me urdhër të Donald Trump, nën akuzat për terrorizëm, organizatë kriminale konspiracion, trafik narkotikësh dhe armësh.










