Personi që shihni në foto është, Pandi Zhonga, Drejtori i Urabnistikës në Bashkinë Sarandë që u arrestua paraditen e kësaj të mërkure.
Në pranga është vënë edhe Rovena Alikaj juriste në ASHK Sarandë, dhe Aleko Anagnosti, me profesion noter.
Mësohet se policia ka ekzekutuar urdhër-arrestet nga Prokuroria e Sarandës. Zyrtarët bashkiakë akuzohen se kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar.