Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika.
Avokatët e Xhikës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Idushe Maliqi. Kërkesa e tyre u shqyrtua nga një tjetër gjyqtar i trupës gjykuese, që në fund e rrëzoi atë duke lënë shqyrtimin e masës së sigurisë për të njëjtën gjyqtare.
Seanca më pas vijoi me dyer të mbylluara dhe pa praninë e mediave me kërkesë të Prokurorisë, që tha se do të paraqiste dokumente, bërja publike e të cilave mund të dëmtonte hetimin.
Xhika akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion me rrugën Elbasan-Gjinar.
httpm:http://top-channel.tv/2018/02/04/krimet-e-renda-perforcojne-elbasanin-arrest-me-burg-per-dashamir-xhiken/
hajdut ,vasal i Metes