Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi ka shkarkuar sot nga detyra drejtorin Robert Kodra, pas arratisjes së dy të dënuarve nga Burgu i Drenovës.
Keqmenaxhimi i institucionit dhe shkelja e rregullave për aplikimin e lejeve shpërblyese ndaj të dënuarve, ka qenë motivacioni i shkarkimit.
Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo zyrtar publik nën varësinë e tij që shkel ligjin.