Një 20-vjeçar është arratisur nga dhoma e shoqërimit në Komisariatin e Pukës.
Emirjon Nikja ka mundur t’u ikë forcave të policisë në momentin kur po transportohej për në paraburgimin e Shkodrës.
20-vjeçari ishte arrestuar nga policia me akuzën e grabitjes me dhunë.
Për kapjen e tij menjëherë janë nisur në drejtim të Pukës, 6 grupe të FNSH, si dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.