Arjan Çani drejt largimit nga TV Klan
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i emisionit “Zonë e lirë”, Arjan Çani kërkon të largohet nga TV Klan. Një ndër emisionet më të ndjekura të këtij formati, mund të mos transmetohet në këtë televizion në sezonin e ardhshëm.
Në një spot në studion e “Rrokum TV” në Prishtinë, Çani shfaqet duke moderuar dhe bën përshëndetjen e zakonshme. Këtë surprizë e ka përgatitur këngëtari Kastro Zizo për të promovuar të ftuarin në emisonin e tij.
Po, mësohet se në vend të tij, tashmë televizioni kombëtar ka mbyllur marrëveshjen me Ermal Mamaqin, i cili braktis Digitalb-in.