“Aplikohet në e-Albania”, Rregullat për peshkimin argëtues: Jo më shumë se 2 kallama – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Aplikohet në e-Albania”, Rregullat për peshkimin argëtues: Jo më shumë se 2 kallama

17:08 | 19/04/2022
në Shqiperi
0

Ministrja e bujqësisë dhe zhvillimit rural Frida Krifcaka ditën e sotme ka firmosur një urdhër qeveria ku përcaktohen të gjitha mjetet të cilat janë të nevojshme për peshkimin argëtues.

Sipas vendimit të qeverisë për mjetet që përdoren për peshkimin çlodhës-argëtues dhe mënyrën e lëshimit të autorizimit, lejohen jo më shumë se 2 kallama për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam, jo më shumë se 10 grepa dore për peshkatar dhe rrjetë dore.

Po ashtu, qeveria bën me dije se peshkatari zë jo më shumë se 5 kg produkte peshkore në ditë dhe kjo sasi mund të tejkalohet nëse zihet një individ i vetëm me një peshë më të madhe se 5 kg.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ndërkohë gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit çlodhës-argëtues nuk lejohet që të zihen tufat e riprodhuesve.

Së fundmi, procedurat për kërkesën për pajisjen me autorizim për peshkim çlodhës-argëtues kryhet online nëpërmjet portalit e-Albania.

Rregulla të përgjithshme.

  1. Aktiviteti i peshkimit çlodhës-argëtues kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi të peshkimit.
  2. Gjatë ushtrimit të peshkimit çlodhës-argëtues përdoren në të gjitha kategoritë ujore, këto vegla peshkimi:
  3. a) Jo më shumë se 2 kallama për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam;
  4. b) Jo më shumë se 10 grepa dore për peshkatar;
  5. c) Rrjetë e vogël dore.

3.Peshkatari zë jo më shumë se 5 kg produkte peshkore në ditë dhe kjo sasi mund të tejkalohet nëse  zihet një individ i vetëm me një peshë më të madhe se 5 kg.

4.Ushtrimi i aktivitetit  të  peshkimit  çlodhës-argëtues kryhet në përputhje me masat e vendosura për  ato specie të cilat ndodhen nën një regjim të kufizuar sforcoje, si ngjala, toni i kuq dhe peshku shtizë.

5.Gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit çlodhës-argëtues nuk lejohet të zihen tufat e riprodhuesve.

6.Kërkesa për pajisjen me autorizim për peshkim çlodhës-argëtues kryhet online nëpërmjet portalit e-Albania.

7.Personi    mban    përgjegjësi    ligjore    për vërtetësinë e të dhënave të plotësuara në formularin e kërkesës.

8.Autorizimi   lëshohet   nëpërmjet   portalit e-Albania me kryerjen e pagesës së tarifës së caktuar, sipas   formatit   të   shtojcave   II,   III,   IV   dhe   V bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi.

  1. Kërkesa për pajisjen me autorizim refuzohet, për shkak të:
  2. a) Mungesës së dokumentacionit të kërkuar;
  3. b) Mungesës së dokumentacionit të përditësuar;
  4. c) Mospërmbushjes së kërkesave të parashikuara në këtë udhëzim për mjetin lundrues të ushtrimit të aktivitetit të peshkimit çlodhës-argëtues.
  5. Peshkatarët, gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit  çlodhës-argëtues, deklarojnë në mënyrë vullnetare, sipas formularit të shtojcës dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi.
  6. Rregulla të përgjithshme  për peshkimin turistik.

1.Peshkimi turistik nënkupton veprimtaritë  e ndërmarra nga çdo individ, person fizik ose juridik, pronar ose posedues  i një mjeti lundrues, i cili mbarkon në anijen e tij persona të tjerë, përveç ekuipazhit për kryerjen e veprimtarive turistike-argëtuese.

2.Aktiviteti i peshkimit turistik kryhet nga peshkatar profesionistë ose nga profesionistë të peshkimit  çlodhës-argëtues me anije peshkimi  me flamur shqiptar dhe me mjete lundruese kënaqësie me   flamur shqiptar ose të huaj, bazuar në legjislacionin në fuqi.

3.Peshkatar profesionist  i  peshkimit  çlodhës-argëtues është çdo person i cili zë/mbledh një sasi peshku dhe organizmash të  tjerë ujorë, nëpërmjet përdorimit të veglave dhe të pajisjeve të lejuara për peshkimin çlodhës-argëtues dhe që nuk ka  për qëllim final shitjen, shkëmbimin apo tregtimin  e peshkut.

  1. Në peshkimin turistik përfshihet:
  2. a) Kryerja e aktiviteteve praktike të peshkimit çlodhës- argëtues përmes përdorimit të veglave të peshkimit të parashikuara në këtë udhëzim;
  3. b) Kryerja e veprimtarive turistike argëtuese, me qëllim përhapjen dhe zhvillimin e aktivitetit  të peshkimit, të tilla si, në veçanti, ekskursione të shkurtra përgjatë brigjeve, vëzhgimi i aktiviteteve profesionale të peshkimit, restorant në bord ose në breg;
  4. c) Kryerja e veprimtarive që synojnë njohjen dhe përmirësimin e mjedisit bregdetar, lagunave bregdetare dhe në ujërat e brendshme, me autorizim të autoritetit kompetent, si dhe njohja e publikut të gjerë me aktivitetin e peshkimit tregtar.
  5. Aktivitetet e përmendura në  pikën 4 të këtij kreu kryhen me kushte të favorshme moti dhe deti, edhe gjatë ditëve të festave zyrtare, nga agimi  deri në perëndim, por gjithmonë duke ruajtur distancën nga  bregu, të përcaktuar në certifikatat e lëshuara nga organet kompetente.
  6. Gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit turistik në ujërat detare përdoren këto vegla

peshkimi:

  1. a) Jo më shumë se 3 kurthe për anije;
  2. b) Plumbçe me  perimetër jo më të madh se 16 metra ose me diametër më të vogël se 5 metra;
  3. c) Grumbullim me dorë, pa përdorur vegla peshkimi  dhe  mjete  ndihmëse, të krustaceve  dhe molusqeve.
  4. Aktiviteti i peshkimit turistik kryhet vetëm me anë të një autorizimi të lëshuar nga MBZHR-ja.
  5. Autorizimi për peshkimin turistik është afatshkurtër dhe jepet për periudhën sipas kërkesës së paraqitur, por jo më shumë se 30 ditë.
Etiketa: KALLAMApeshkim

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Pastërtia për turistët në sezon, Rama “nxin” Bashkinë e Lelit: Dështim spektakolar!

Rama thumbon demokratët në Kamëz: Ju me gurë ne me bukë, kështu e ka jeta

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com