Apeli tejkalon afatin, Salianji ripërsërit kërkesën për zbardhjen e vendimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Apeli tejkalon afatin, Salianji ripërsërit kërkesën për zbardhjen e vendimit

12:42 | 31/10/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Më shumë se një muaj pas dënimit të tij, Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë, nuk e ka zbardhur vendimin për Ervin Salianjin.

Ledio Braho, avokati i Ervin Salianjit, i është drejtuar me një tjetër kërkesë Gjykatës së Apelit për t’iu vënë në dispozicion vendimin e zbardhur të marrë më 26 shtator për dënimin e deputetit demokrat.

Në shkresën drejtuar Gjykatës, avokati thekson se Apeli ka tejkaluar afatin prej 30 ditësh, siç e përcakton ligji, teksa moszbardhja e vendimit e penalizon Ervin Salianjin për shkak se nuk bën dot rekurs në Gjykatën e Lartë.

Read more

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete –

Zyrtar i lartë amerikan vizitë në Shqipëri, Tervakoski takime me krerët e SPAK –

Dinamo hedh hap të sigurt drejt gjysmëfinales, fiton përballë Tiranës –

GJKKO shpall fajtor Astrit Avdylin, 12 vite në burg të sigurisë së lartë –

Kujtojmë se më 26 shator, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 1 vit burgim për deputetin Ervin Salianji për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Edhe pse Partia Demokratike dhe vetë Salianji e kanë konsideruar dënimin si politik, një ditë më pas deputeti demokrat zbatoi vullnetarisht vendimin dhe aktualisht ndodhet në burgun e Fierit.

Kërkesa:

E nderuar Znj. Gjyqtare,

Në datë 26.09.2024, pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, është zhvilluar seanca e fundit gjyqësore e çështjes Nr. 55000-00365-30-2020, me të pandehur Ervin Salianji etj., dhe me palë akuzuese Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me akuzë “Kallëzimi i rremë”.

Në përfundim të kësaj seancë gjyqësore është shpallur vendimi me nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024, sipas të cilit është vendosur:

“1. Mospranimi i ankimit të ushtruar nga i pandehuri Fredi Alizoti, ndaj vendimit Nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lënia në fuqi e vendimit Nr. 2900, datë 18.12.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

U shpall në Tiranë, sot më datë 26.09.2024”.

Në zbatim të këtij vendimi, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me anë të Urdhrit Nr. _, datë 27.09.2024 Për ekzekutimin vendimit penal Nr. 2900, datë 18.12.2019 “Për ekzekutimin e dënimit të dhënë për të dënuarin” Ervin Salianji, ka urdhëruar ndër të tjera:

“1. Ekzekutimin e vendimit penal nr. 2900, datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka marrë formë të prerë më datë 26.09.2024, për të dënuarin Ervin Bujar Salianji, për kryerjen e veprës penale “Kallëzimi i rremë” (kryer në bashkëpunim) parashikuar nga neni 305 e 25 i Kodit Penal.

Me zbatimin e këtij urdhri ngarkohen:
2.1 I dënuari duhet të vuajë dënimin në masën 1 (një) vit burgim në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në kushtet kur hetimi dhe gjykimi i shtetasit Ervin Bujar Salianji është bërë në gjendje të lirë, ngarkohet me ekzekutimin e kësaj pike të vendimit gjyqësor Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë”.

Bashkëlidhur këtij urdhri, na është vënë në dijeni dhe një “Shkurtim Vendimi” i vendimit objekt të kësaj kërkese, akt ky që nuk parashikohet nga K.Pr.Penale.

Në vijim, me shkresën Nr. 21925/IC Prot., datë 27.09.2024 të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me lëndë “Dërgohet njoftim për ekzekutimin vullnetar të vendimit penal”, ku ndër të tjera citohet:

“Bazuar në ligjin nr. 79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, neni 25 “Njoftimi për ekzekutim vullnetar”, njoftohen për tu paraqitur vullnetarisht, më datë 27.09.2024, ora 17:00, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim ekzekutimin e vendimit penal të sipërcituar”.

Në vijim të këtij njoftimi, i dënuar Ervin Salianji, pavarësisht se nuk është njohur ende me arsyetimin e vendimit që la në fuqi dënimin e tij me burgim dhe që e vë në pozita të pabarabarta me organin e akuzës në lidhje me mjetet procedurale që i njeh K.Pr.Penale (rekurs, kërkesë për pezullim), e ka ekzekutuar atë vullnetarisht, fakt ky që provohet nëpërmjet Procesverbalit (Mbi zbatimin e urdhrit të prokurorit, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, marrë formë me datë 26.09.2024, për shtetasin/të dënuarin Ervin Salianji) të datës 27.09.2024.

Në lidhje me shpalljen e vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, do i referohemi nenit 430/1 pikat 3 dhe 4 të K.Pr.Penale që parashikojnë se:

“3. Vendimi depozitohet në sekretari menjëherë pas shpalljes. Nëpunësi i caktuar vë nënshkrimin dhe shënon datën e depozitimit.

Kur vendimi shpallet i përmbledhur, ai arsyetohet brenda 30 ditëve nga shpallja e tij”.
Ndodhur në kushtet që vendimi i sipërcituar nuk u shpall as i arsyetuar e as i përmbledhur, e për më tepër që tashmë ka kaluar dhe afati 30 ditor për arsyetimin e tij nëse do ishte shpallur i përmbledhur, kërkojmë që të na vendoset në dispozicion menjëherë vendimi i arsyetuar në mënyrë që të ndjekim mjetet e tjera procedurale, për aq kohë sa tashmë edhe i dënuari Ervin Salianji ka nisur prej më shumë se një muaji vuajtjen e dënimit me burgim.

Av. Ledio BRAHO ________

Të Lidhura

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete –

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete –

nga 27
17:14 | 11/02/2026
0

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Librazhd–Elbasan. Ngjarja ka ndodhur serish ne kthesat...

Zyrtar i lartë amerikan vizitë në Shqipëri, Tervakoski takime me krerët e SPAK –

Zyrtar i lartë amerikan vizitë në Shqipëri, Tervakoski takime me krerët e SPAK –

nga 27
16:42 | 11/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë publikoi një postim ku theksohet forcimi i partneritetit mes SHBA dhe...

Dinamo hedh hap të sigurt drejt gjysmëfinales, fiton përballë Tiranës –

Dinamo hedh hap të sigurt drejt gjysmëfinales, fiton përballë Tiranës –

nga 27
16:30 | 11/02/2026
0

Dinamo i afrohet fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Ilir Dajës arriti t’i imponohej Tiranës në ndeshjen derbi...

GJKKO shpall fajtor Astrit Avdylin, 12 vite në burg të sigurisë së lartë –

GJKKO shpall fajtor Astrit Avdylin, 12 vite në burg të sigurisë së lartë –

nga 27
16:14 | 11/02/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale...

Para
Masakra në Shkodër, dyshime për vrasës me pagesë

Masakra në Shkodër, dyshime për vrasës me pagesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete –

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete –

17:14 | 11/02/2026
Zyrtar i lartë amerikan vizitë në Shqipëri, Tervakoski takime me krerët e SPAK –

Zyrtar i lartë amerikan vizitë në Shqipëri, Tervakoski takime me krerët e SPAK –

16:42 | 11/02/2026
Dinamo hedh hap të sigurt drejt gjysmëfinales, fiton përballë Tiranës –

Dinamo hedh hap të sigurt drejt gjysmëfinales, fiton përballë Tiranës –

16:30 | 11/02/2026
GJKKO shpall fajtor Astrit Avdylin, 12 vite në burg të sigurisë së lartë –

GJKKO shpall fajtor Astrit Avdylin, 12 vite në burg të sigurisë së lartë –

16:14 | 11/02/2026
Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, raportohet për disa të plagosur –

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, raportohet për disa të plagosur –

15:06 | 11/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete –
  • Zyrtar i lartë amerikan vizitë në Shqipëri, Tervakoski takime me krerët e SPAK –
  • Dinamo hedh hap të sigurt drejt gjysmëfinales, fiton përballë Tiranës –
  • GJKKO shpall fajtor Astrit Avdylin, 12 vite në burg të sigurisë së lartë –
  • Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, raportohet për disa të plagosur –
  • Janinë-Kakavijë/ Greqia ndërton autostradë me 6 korsi, 40% më lirë se Qukës-Qafë Plloca e Belindës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete –
  • Zyrtar i lartë amerikan vizitë në Shqipëri, Tervakoski takime me krerët e SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com