Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm ish-kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Zyhdi Dajti
Dajti ishte i akuzuar nga Prokuroria për “shpërdorim detyre”, akuzë për të cilën u kërkua 1 vit burg.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ish-kreu i INUK tha se do të ngrejë padi penale ndaj pronarit të objektit që e paditi atë për ndërhyrje të paligjshme.
Zyhdi Dajti u akuzua nga Prokuroria se kishte prishur në kundërshtim me ligjin një vilë në një resort turistik në Golem të Kavajës dhe për këtë kishte kërkuar dënimin e tij me një vit burg. Gjykata argumentoi se fakti penal për këtë çështje nuk ekziston.