Nuk është hera e parë që Anxhelina zhvishet, por kjo herë është më e veçantë.
Ajo prej disa vitesh jeton dhe studion në SHBA, madje është edhe mikesha e Make Up artisti të familjes më të famshme në botë, asaj Kardashian. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse Anxhelina i ka rënë në sy edhe të voglës së familjes Kardashian, Kylie Jenner.
Kylie ka krijuar linjën e saj kozmetike “Kylie Cosmetics”, e për të bërë promovimin e saj ka zgjedhur edhe bukuroshen shqiptare. Në foton e postuar në profilin e linjës kozmetike të 18 vjeçares, vajza e Albërie Hadërgjonaj, shfaqet nudo në një vaskë e mbuluar nga trëndafilat, dhe sigurisht e grimuar me produktet e Kylie Cosmetics.