Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka deklaruar se tenderi fiktiv i bashkisë për rrugën Xhon Belushi është anuluar.
Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se kur bëhen bashkë ata arrijnë që të parandalojnë vjedhjen e taksave.
Ky tender ishte për ndërtimin e rrugës Xhon Belushi, por është anuluar për shkak të rrethanave të paparashikueshme dhe objektive.
Postimi i Plotë:
Një fitore për Tiranën! Anullohet tenderi fiktiv për Rr. “Xhon Belushi”. Kur bëhemi bashkë tërhiqet bashkia. Kur bëhemi bashkë parandalojmë vjedhjen e taksave tona. Kurdo natën të hidhet asfalt elektoral, unë do të jem atje! Bashkë Tirana! Forca!