Anulimi i vizitës në Serbi, vjen reagimi i parë i Lavrov – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anulimi i vizitës në Serbi, vjen reagimi i parë i Lavrov

14:14 | 06/06/2022
në Bota
0

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se anulimi i vizitës së tij në Serbi, ka qenë i pashembullt.

Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media, pasi vendet afër Serbisë – Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – kanë mbyllur hapësirat ajrore për aeroplanin që planifikohej të dërgonte kryediplomatin rus të hënën në Beograd.

Lavrov ka thënë se homologu i tij serb, Nikolla Sellakoviç është ftuar në Moskë, dhe shpreson që udhëtimi i tij nuk do të pengohet.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Rusia ka fajësuar Perëndimin pasi Lavrov ka anuluar vizitën në Serbi.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e ka konsideruar vendimin “një tjetër kanal të mbyllur të komunikimit”, në disa komente që janë përcjellë nga agjencitë ruse të lajmeve.

Kremlini ka thënë të hënën se mbyllja e hapësirës ajrore ka qenë “veprim armiqësor”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve se një veprim i tillë mund të ndryshojë orarin e takimeve të nivelit të lartë diplomatik.

Megjithatë, Peskov ka thënë se kjo gjë nuk do ta pengojë Moskën nga mbajtja e kontakteve me shtetet mike.

Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë të dielën se Maqedonia e Veriut ka refuzuar kërkesën e Ambasadës së Federatës Ruse për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të këtij shteti për fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, i cili ka paralajmëruar se do të vizitojë Beogradin të hënën.

Kërkesa e Ambasadës Ruse është bërë pavarësisht se Maqedonia e Veriut më 28 shkurt ka vendosur sanksione ajrore ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Presidenca e Serbisë ka bërë të ditur se në vend të takimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me Lavrovin, lideri serb do të takohet të hënën me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko.

Serbia, vend që ka lidhje të ngushta kulturore me Rusinë, e ka përballuar presionin për të marrë qëndrimin për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës.

Serbia është krejtësisht e varur nga nafta dhe gazi rus.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq janë pajtuar muajin e kaluar që Rusia të vazhdojë të dërgojë gaz natyror në Serbi, derisa disa shteteve u është bllokuar furnizimi për shkak se kanë refuzuar të paguajnë në rubla ruse./REL

Etiketa: Sergei Lavrov

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Pas largimit të Flor Binajt nga Portokallia, Rezart Veleshnja “ironizon” ish-kolegët: Duhet një…

Pas largimit të Flor Binajt nga Portokallia, Rezart Veleshnja “ironizon” ish-kolegët: Duhet një...

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar –

Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar –

22:31 | 02/01/2026
SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit –

SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit –

21:59 | 02/01/2026
Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore –

Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore –

21:31 | 02/01/2026
Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT) –

Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT) –

20:59 | 02/01/2026
Bullgaria hyn në eurozonë/ I jep fund monedhës lev –

Bullgaria hyn në eurozonë/ I jep fund monedhës lev –

20:31 | 02/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar –
  • SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit –
  • Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore –
  • Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT) –
  • Bullgaria hyn në eurozonë/ I jep fund monedhës lev –
  • Politikat e jashtme të Gjermanisë në 2026-ën dhe ndryshimet globale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar –
  • SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com