Ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres, është betuar të hënën në postin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
Pas largimit të shefit aktual Ban Ki-moon, Guterres do ta marrë detyrën e re në fillim të vitit 2017.
Guterres, 67 vjeç, është zgjedhur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin tetor dhe do të bëhet shefi i nëntë i OKB-së 71-vjeçare.
Përvoja ekzekutive e Guterres si kryeministër i Portugalisë dhe si Komisionar i Lartë për Refugjatët i OKB-së ka bërë që ai t’i mundë 12 kandidatët e tjerë për postin e sekretarit të përgjithshëm.