Në gjirin e Shëngjinit ka mbërritur një kroçere me mbi 600 turist nga vende të ndryshme të botës.
Anija Turistike u ankorua në portin e Shëngjinit, ndërsa turistët të orientuar nga agjencitë turistike, eksploruan bukuritë natyrore dhe shijuan gastronominë e Lezhës.
Shefi i marketingut në portin e Shëngjinit, Esat Dushku u shpreh se ardhja e kroçeres është një moment historik. Sipas tij investimet e bëra në këtë port kanë bërë që të ankorohen edhe mjete të tilla lundruese.