Ekuipazhi i anijes Oriku shpëtuan 110 emigrantë, në 4 operacione të ndryshme brenda dy ditëve, gjatë patrullimit në detin Egje.
Kontributi i detarëve tanë në 3 vite si pjesë e misionit të NATO-s “Sea Guardian” është shumë më i madh se kaq.
Anijet dhe efektivët tanë kanë kryer mijëra orë patrullime, për të shpëtuar rreth 3000 fëmijë, gra e burra.