Një autobus dy katësh në Londër është përplasur me urën rreth orës 4 të mëngjesit në zonën e quajtur Tottenham.
Forcat emergjente liruan tre nga pasagjerët që kishin ngecur në katin e dytë të autobusit, 5 persona janë në gjendje të rëndë në spital dhe 21 të tjerë më lëndime më pak serioze.
“5 pasagjerë u dërguan menjëherë në spitalin e Londrës ndërsa 21 të tjerë u trajtuan në vendngjarje,” njoftoi një zëdhënës i policisë angleze.
Bëhet me dije se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.