Amerika po flet për liderë të çmendur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Amerika po flet për liderë të çmendur

21:44 | 13/04/2016
në Opinion
0

Frrok Çupi

Nuk kishte ndodhur që një President i Shteteve të Bashkuara të ishte shprehur me fjalët “madmen” (të çmendur) për disa liderë ndërkombëtarë. Ose të paktën ky fjalor nuk kishte ardhur deri në veshët tanë prej gojës së një Presidenti të Amerikës. Barack Obama foli kështu para ndonjë jave, a pak më shumë, në Uashington, në Samitin për sigurinë nukleare. Amerika, si një shtet thuajse kujdestar për lirinë botërore, ndjehet e shqetësuar. E shqetësuar nga liderë “të çmendur”, ndoshta më shumë se për ekzistencën e armëve bërthamore.

“There is no doubt that if these madmen ever got their hands on a nuclear bomb or nuclear material, they would certainly use it to kill as many innocent people as possible,” he said. “It would change our world.” (Marrë nga Reuters)

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Janë shtuar të çmendurit në krye të qeverive, në krye të grupimeve politike konkurruese për pushtet, në krye të grupimeve financiare… Sikur këta të kenë mundësinë që të venë gishtin mbi “butonin e kuq”, sigurisht që do të shkaktonin vrasjen e sa më shumë njerëzve të pafajshëm… Kjo do të ndryshonte botën tonë”, sipas Presidentit të Amerikës.

Secili nga liderët e çmendur të botës ka një “buton të kuq” në dorë. Të paktën butonin që shkatërron jetën e mijëra njerëzve. Jo veç lideri i çmendur i Koresë së Veriut, jo veç ata të ISIS… Një arsyetim mjaft i thjeshtë të çon në përfundimin se Presidenti i Amerikës, me siguri, nuk do të kishte lëshuar alarmin me “liderë të çmendur” sikur të ishte fjala veç për një numër të vogël.

Këta janë shumë. Kilma e krijuar në politikat e disa shteteve të mbarë botës, ka rritur mjaft filiza çmendurie. Edhe vetë George Soros, një nga më të përfolurit në botë se ka kultivuar një kopësht me liderë të korruptuar, madje të çmendur, para pak ditësh u kthye në një atacker ndaj Europës dhe deklaroi se Bashkimi Europian tani ndodhet “on verge of collapse” (në prag të kolapsit).

Sigurisht, edhe kjo për shkak të “liderve të çmendur” të kultivuar nëpër kurse të vona. Historia me çmendurinë e liderve vjen prej thellësisë së kohës. Qysh në lashtësi, madje qysh në betejën e palavdishme pë Trojën, u shfaqën të çmendurit në pushtet. Sundimtarët atëherë formuluan definicionin e shkurtër “O mbret, o i çmendur!”.

Çmenduria në pushtet, në epokën e re, është thjeshtëzuar në disa kategori:

E para,

Kategoria e atyre që nuk ndodheshin në Uashington, sallën e Samitit me Presidentin amerikan Obama, por që në fakt ndodheshin aty përballlë. Presidenti i Amerikës foli për rrezikun nuklear që mund të vijë nga “gishtat mbi butonin e kuq”. Janë në Kore, në Iran, në ISIS…

Këta tregohen me gisht. Të tjerët?…

Al Qaeda dhe Shteti Islamik kërkojnë armë bërthamore. Një nga anëtarët e Shtetit Islamik duket se ka siguruar armë kimike për t’i përdorur edhe në Bruksel, armë që u quajt edhe “dirty bomb” (bomba e pistë, një mjet me eksploziv konvencional e paketuar me material radioaktiv).

Sipas kreut të Inteligjencies Nacionale të Shteteve të Bashkuara, James Clapper, treguar në Senat, “materialet kimike dhe biologjike, lëvizin lehtësisht në ekonominë globale”. Deri edhe në ekonominë e vogël e shpesh të dyshimtë të shtetit shqiptar. Këtu ngarkohen avionë me lëndë narkotike, rrëzohen helikopterë të rinj të ushtrisë në rrethana krejt të errëta, lideri heton vetveten dhe fajtori fajtorin. ..  Alarmi i Presidentit të Amerikës ka të “paketuar” gjithë shqetësimin se rreziku ndodhet në duar të liderve të çmendur.

Kategoria e dytë:

Shtetet autoritariste, dhe njëkohësisht liderët autoritaristë. Meqë ndodhemi shumë afër akteve të fundit të liderëve tanë shqiptarë, edhe pse një shtet i vogël e liderë të vegjël, ja ku është akti i tyre: Veç para një jave, Partia Socialiste (ish-komuniste) që qeveris në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim, zhvilloi një referendum për përjetësimin e liderit dhe doli me rezultatin 97 përqind. Njësoj si lideri i Koresë së Veriut. Njësoj si parardhësi Hoxha, diktator i Shqipërisë. Një çmenduri!

Bota e teorisë së politikës ka konstatuar prej kohësh se në planetin tonë ekzistojnë shtete dhe qeveri autaritariste thuajse të çmendura. Kina, Rusia, Egjypti, India dhe Turqia sa vijnë e bëhen më autoritare. Edhe në rastin e skandalit të fundit “Panama Papers” këta mbyllën çdo hapësirë për reagim, mbyllën burimet e informacionit dhe akuzuan Perëndimin për veprime konspirative “kundër liderve të lavdishëm” (lexo të çmendur).

Shtetet autoritariste janë shtete me liderë autoritaristë, ose të çmendur, të cilët mbajnë në duar bombën e skllavërimit të njeriut. Liderët e këtyre shteteve janë akuzuar për korrupsion gjigand që prek interesat dhe nivelin e lirisë së çdo individi. Edhe Shqipëria, vendi ynë i skllavëruar nga autoritarizmi dhe korrupsioni i liderëve, ndodhet në listën e atyre vendeve që rrezikojnë demokracinë dhe liritë individuale. Sipas organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracia në Shqipëri ndodhet në faliment; në rritje ndodhet veç arroganca shtetërore.

Kategoria e tretë:

Të vegjlit, por të shumtë, që i hyjnë njeriut nën lëkurë. Këta më së shumti ndodhen në qeverisjen e vendit tonë. Sa shumë të çmendur ka mes tyre! Dje kryetari i Bashkisë së Lushnjës i tha një gruaje të varfër me shumë fëmijë: “Kush t’i polli fëmijët, lagjia apo vetë?” Dhe pas kësaj, kreu gjestin tjetër të çmendurisë.

Një tip kushëriri i kryeministrit dje zuri një nga rrugët kryesore të kryeqytetit dhe tha se “është prona ime, këtej nuk kalon njeri!”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës iu sul Presidentit të Republikës me fjalorin e një të çmenduri. Mediat online shkruan, pas kësaj, se fjala i ngjante “o një të çmenduri, o një rrugaçi”. Vetë çmenduria është akti i dhunimit të Parkut të Madh të kryeqytetit, pa pyetur qytetarët, pa pyetur ligjin, pa pyetur arsyen.

Kryetari i qeverisë ka shpallur iniciativën e tij private për të futur fenë në shkolla. Bie laicizmi. Por, me këtë rast bie edhe ndarja e fesë nga shteti. Rrezikohet edhe harmonia fetare e kultivuar prej shekujsh në vendin tonë. Një lider i çmendur mund të godasë vlerat themelore të Kombit brenda pak orësh.

Para se kryeministri të nisej për një vizitë në Uashington, ku Presidenti mbajti fjalimin me liderë të çmendur, ky atakoi shansin e zgjedhjeve amerikane dhe të ardhmen e marrëdhenieve tona me Amerikën. Shqiptari lider tha se “sikur të fitojë X kandidat, marrëdheniet tona me Amerikën do të rishikohen…”

… Çmenduri të tilla kishim parë në periudhën e diktaturës komuniste. Lideri i Hoxha, aty nga vitet ‘70, një ditë urdhëroi rojet t’i vinin pas dhe doli në bregoret e Lukovës. Improvizoi një tribunë dhe një rrugicë betoni si qilim të kuq dhe u shfaq mbi det. Lajmet kishin thënë se Flota e Gjashtë Amerikane ndodhej në Mesdhe. Lideri i çmendur tha se do të sfidonte Flotën Amerikane me daljen në ballkonin e Jonit…

Ja kështu rrezikojnë dhe bëhen qesharakë liderët e çmendur…

Etiketa: Barack Obamabuton të kuqdirty bombInteligjencies Nacionale të Shteteve të BashkuaraJames Clapperliderë të çmendurmadmeno i çmendur!O mbretPresidenti i AmerikësReutersTroja

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Raporti i DASH – Korrupsioni në Shqipëri i përhapur gjerësisht

Raporti i DASH - Korrupsioni në Shqipëri i përhapur gjerësisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com