Ambasadori rus në Turqi është qëlluar me armë nga një atentat në Ankara. Nga të dhënat paraprake diplomati rus është qëlluar ndërsa ndodhej në një ekspozitë fotografish. Sulmi vjen pas ditësh të tëra proteste në Turqi kundër rolit të Rusisë në konfliktin sirian.
“Karlov është qëlluar me armë zjarri në momentin kur po mbante fjalim”, deklaroi ambasada ruse në Turqi, duke shtuar se beson se pas sulmit fshihen radikalët islamikë.
Lajmi i vdekjes së ambasadorit është konfirmuar zyrtarisht nga Moska.
Mediat turke raportojnë se autori ishte ende i fshehur në ndërtesën ku po bëhej ekspozita dhe se ka ende të shtëna.
Sipas raportimeve, ambasadori rus që ndodhet në Turqi që prej vitit 2013 ka humbur jetën në spital. Po kështu thuhet se ai ka qenë duke mbajtur një fjalim kur është qëlluar pas shpine. Tre persona të tjerë raportohet se janë plagosur.
https://youtu.be/fzNNHECdBZk