Ambasada shqiptare në Itali vë në dispozicion një numër telefoni të emergjencave +39 3420498192 për të gjithë shqiptarët që ndodhen në zonën ku ka rënë tërmeti në Italinë qëndrore.
Numri i emergjencave i Ambasadës aktiv 24 orë në ditë
“Ambasada po ndjek nga afër përditësimin e njoftimeve në lidhje me tërmetin që goditi në orët e para të mëngjesit Italinë qendrore. Ambasada qendron në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Është ngritur posaçërisht kabineti i krizës.”
Numri i kontaktit operativ është +39 3420498192. Çdo qytetar shqiptar që ka nevojë të kontaktojë Ambasadën, mund të telefonojë në këtë numër, i cili qëndron në funksion 24 orë ne ditë” thuhet në njoftimin e ambasadës.