Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho –

10:39 | 22/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Rama mbetet kreu i hajdutërisë, 28 deputetë përfaqësojnë kartelet e drogës –

Trafikuan 4 tonë droge drejt Italisë/ GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe Nezar Seiti, sa vite burg do të vuajnë –

Dorëzoni imunitetin e hajdutëve! –

Vijojnë presionet në Kadastrën e Vlorës, urdhër për dërgimin e dosjeve drejt Tiranës –

Klodian Braho ka marrë detyrën sot si kryetar i Prokurorisë së Posaçme. Gjatë ceremonisë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Braho falenderoi KLP-në për besimin dhe vlerësimin e treguar, duke e përzgjedhur në krye të SPAK.

“Marrja e kësaj detyre, më shumë se një moment simbolik, është një angazhim për të respektuar Kushtetutën dhe ligjin, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK-ut dhe për të forcuar më tej besimin e qytetarëve. Falë mbështetjes së pakursyer të partnerëve ndërkombëtarë, SPAK-u është konsoliduar si një strukturë solide e ndjekjes penale”, tha Braho.

Teksa vlerësoi dy paraardhësit e tij, Arben Kraja dhe Altin Dumani, Braho theksoi se misioni i tij do të jetë garantimi i zbatimit të ligjit dhe pavarësia e prokurorëve të posaçëm.

“Dëshiroj të vlerësoj paraardhësin në detyrë, zotin Kraja, për kontributin e tij në momentet e para të ngritjes së institucionit dhe për punën në vendosjen e grupeve të para që i dhanë formën që ka sot, si dhe zotin Dumani për guximin dhe integritetin e tij, duke forcuar profilin e SPAK-ut dhe duke rritur besimin e publikut”, tha Braho.

Braho shprehu vlerësim për zgjedhjen e tij në krye të këtij institucioni, duke thënë se misioni i SPAK shkon përtej mandateve.

“Në ushtrimin e kësaj detyre, fokusi im, siç edhe kam përmendur përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, do të mbetet forcimi i funksionimit të brendshëm, respektimi rigoroz i standardeve ligjore dhe garantimi i pavarësisë së prokurorëve të posaçëm në ushtrimin e detyrës së tyre. Byroja Kombëtare e Hetimit dhe sektori i hetimit financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK-ut. Bashkëpunimi i ngushtë dhe i bazuar në besimin reciprok mes prokurorëve dhe hetuesve do të vijojë të forcohet, duke synuar hetime më cilësore dhe rezultate konkrete. Institucioni do të vazhdojë të komunikojë në mënyrë të qartë me median dhe publikun, duke respektuar kornizën ligjore. Të nderuar kolegë, misioni i SPAK-ut shkon përtej mandateve individuale. Unë besoj se jemi një skuadër dhe do të punojmë krah për krah me përkushtim në përmbushje të zotimit tonë ndaj Kushtetutës dhe ndaj qytetarëve shqiptarë”, tha Braho.

Gjatë ceremonisë së sotme në KLP, Altin Dumani ka deklaruar se drejtimi i SPAK këto tre vitë ka qenë kapitulli i tij më sfidues.

Dumani deklaroi se drejtimi i SPAK ishte privilegj dhe përgjegjësi në të njejtën kohë. Në fund theksoi se në përgjithësi janë ndeshur me presione, por tani Prokuroria e Posacme është më e fortë dhe më e besueshme.

“Më lejoni të them dy fjalë. Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesi gjatë karrierës sime si prokuror. Ka qenë privilegj dhe përgjegjësi, jemi ndeshur me vendime të vështira, presion, kemi punuar me integritet dhe profesionalizëm. SPAK është më i fortë, i besueshëm se më parë.

Shpreh mirënjohje partnerëve tanë ndërkombëtarë. Kontributi i tyre ka qenë i çmuar për ndërtimin e  standardeve  që kemi sot. Një falënderim shkon edhe për publikun shqiptar, besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe. I uroj shumë suksese zotit Braho duke e çuar para besimin e SPAK“, shprehet Dumani

 

Të Lidhura

Rama mbetet kreu i hajdutërisë, 28 deputetë përfaqësojnë kartelet e drogës –

Rama mbetet kreu i hajdutërisë, 28 deputetë përfaqësojnë kartelet e drogës –

nga 27
11:35 | 28/01/2026
0

Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar këtë të mërkurë nga Strasburgu se Shqipëria është kthyer në një karko shtet dhe kjo...

Trafikuan 4 tonë droge drejt Italisë/ GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe Nezar Seiti, sa vite burg do të vuajnë –

Trafikuan 4 tonë droge drejt Italisë/ GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe Nezar Seiti, sa vite burg do të vuajnë –

nga 27
11:19 | 28/01/2026
0

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dhënë vendimin përfundimtar në çështjen e trafikimit të 4 tonëve narkotikëve drejt...

Dorëzoni imunitetin e hajdutëve! –

Dorëzoni imunitetin e hajdutëve! –

nga 27
11:11 | 28/01/2026
0

Shoqëria Civile protestoi sot para Kryesisë së Kuvendit në mbështetje të drejtësisë, ndërsa kërkoi që Kuvendi t’i heqë imunitetin Belinda...

Vijojnë presionet në Kadastrën e Vlorës, urdhër për dërgimin e dosjeve drejt Tiranës –

Vijojnë presionet në Kadastrën e Vlorës, urdhër për dërgimin e dosjeve drejt Tiranës –

nga 27
10:29 | 28/01/2026
0

Këtë të mërkurë pritet që dosjet e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës të zhvendosen drejt Tiranës. Urdhri me sa...

Para
LEGJIONARËT/ Armando Broja në “pole–position” me golin, shkëlqejnë edhe Hoxha, Asllani e Ismajli –

LEGJIONARËT/ Armando Broja në “pole–position” me golin, shkëlqejnë edhe Hoxha, Asllani e Ismajli -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama mbetet kreu i hajdutërisë, 28 deputetë përfaqësojnë kartelet e drogës –

Rama mbetet kreu i hajdutërisë, 28 deputetë përfaqësojnë kartelet e drogës –

11:35 | 28/01/2026
Trafikuan 4 tonë droge drejt Italisë/ GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe Nezar Seiti, sa vite burg do të vuajnë –

Trafikuan 4 tonë droge drejt Italisë/ GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe Nezar Seiti, sa vite burg do të vuajnë –

11:19 | 28/01/2026
Dorëzoni imunitetin e hajdutëve! –

Dorëzoni imunitetin e hajdutëve! –

11:11 | 28/01/2026
Vijojnë presionet në Kadastrën e Vlorës, urdhër për dërgimin e dosjeve drejt Tiranës –

Vijojnë presionet në Kadastrën e Vlorës, urdhër për dërgimin e dosjeve drejt Tiranës –

10:29 | 28/01/2026
‘Ngrin’ SHBA!, 38 të vdekur nga moti i acartë, valë e re të ftohti pritet në fundjavë –

‘Ngrin’ SHBA!, 38 të vdekur nga moti i acartë, valë e re të ftohti pritet në fundjavë –

10:05 | 28/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama mbetet kreu i hajdutërisë, 28 deputetë përfaqësojnë kartelet e drogës –
  • Trafikuan 4 tonë droge drejt Italisë/ GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe Nezar Seiti, sa vite burg do të vuajnë –
  • Dorëzoni imunitetin e hajdutëve! –
  • Vijojnë presionet në Kadastrën e Vlorës, urdhër për dërgimin e dosjeve drejt Tiranës –
  • ‘Ngrin’ SHBA!, 38 të vdekur nga moti i acartë, valë e re të ftohti pritet në fundjavë –
  • SPAK kërkon arrestimin, socialistët shtyjnë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama mbetet kreu i hajdutërisë, 28 deputetë përfaqësojnë kartelet e drogës –
  • Trafikuan 4 tonë droge drejt Italisë/ GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe Nezar Seiti, sa vite burg do të vuajnë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com