Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë –

21:35 | 30/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –

Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –

në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –

Në Shqipëri ka familje që trashëgojnë zanate, tradita, profesione. Por ka edhe familje që duken sikur trashëgojnë vetëm një gjë: pushtetin si privilegj personal. Rasti i kusherirave Alma dhe Blerta Bime është fotografia më e qartë e kësaj sindrome shqiptare – ajo ku titulli “drejtoreshë” nuk është detyrë publike, por status familjar.

Së pari, kemi rastin e Alma Bimes, drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme, e cila pak ditë më parë u ndalua nga Policia e Tiranës. Sipas dosjes hetimore, ajo dyshohet se ka kërcënuar një shtetas të huaj përmes mesazheve, ndërsa më herët kishte djegur mobiliet në shtëpinë e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, në vilën 3-katëshe në Kinostudio. Konfliktet personale, hakmarrja, akuzat, presioni ndaj të huajit për lejen e qëndrimit – një tablo që nuk ka asnjë lidhje me sjelljen që pritet nga një zyrtare me funksion publik.

Ironia është se vetëm disa muaj më herët, Tomori vetë ishte arrestuar pas kallëzimit të Almës për dhunë, dhe ndaj tij ishte lëshuar urdhër mbrojtjeje. Një histori e turbullt, ku jeta private përplaset egërsisht me etikën publike – dhe në mes mbetet institucioni, që duhet të përfaqësojë seriozitet dhe përgjegjësi.

Por historia nuk mbaron te Alma. Sepse në këtë fis, duket se “drejtoria” është profesion familjar. Në krah qëndron Blerta Bime, kushërira e saj, drejtoreshë e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës. Sapo mori detyrën, Blerta hyri direkt në territorin ku Shqipëria ka plagën më të vjetër: tenderat publikë.

Tendera të anuluar, rishpallje, kompani pa garë reale, fonde milionëshe, “flamuj të kuq” të Open Data Albania për risk korrupsioni, oferta 99% të barabarta me fondin limit, skualifikim konkurentësh më të lirë – një skemë që publiku e njeh mirë. Nga medikamente veterinare, te ushqimi për kafshët endacake, tek rritja e fondeve vit pas viti – gjithçka mban aromën e parave publike që rrjedhin në një drejtim të vetëm.

Dy kusherira. Dy poste. Dy histori që takohen pikërisht aty ku nuk do të duhej: në abuzim, përplasje, arrogancë pushteti dhe mungesë morali institucional. Njëra djeg shtratin e partnerit – tjetra djeg paratë e taksapaguesve.

Dhe pyetja që lind natyrshëm është kjo: A janë këto raste të izoluara, apo Shqipëria është kapur peng nga fisnikëria e re e pushtetit familjar, ku emërimi, jo merita, vendos fatin e institucioneve?

Ndërsa qytetarët numërojnë çdo lek, në zyrat publike duket se numërohen vetëm tenderat, privilegjet dhe pushteti i përjetshëm i emëruar.

Shteti nuk mund të jetë pronë familjare. Sepse kur familja bëhet shtet, drejtoria shndërrohet në plaçkë, dhe publiku mbetet viktima e përhershme.

Të Lidhura

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –

nga 27
23:05 | 30/12/2025
0

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë në masën 15 mijë lekë (të reja) me rastin...

Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

nga 27
22:45 | 30/12/2025
0

Armando Broja po gjen formën e duhur te Burnley. Sulmuesi i kombëtares ka dhuruar asist në sfidën ndaj Newcastle, të...

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –

nga 27
22:01 | 30/12/2025
0

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rënë në Pogradec, ku një vajzë 12-vjeçare është përdhunuar nga një i...

në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –

në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –

nga 27
21:41 | 30/12/2025
0

Personi që shihni në foto është 70-vjeçari Rushan Selko, i akuzuari për përdhunimin e 12-vjeçares në Pogradec, e cila ka...

Para
në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –

në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –

23:05 | 30/12/2025
Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

22:45 | 30/12/2025
“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –

22:01 | 30/12/2025
në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –

në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –

21:41 | 30/12/2025
Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë –

Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë –

21:35 | 30/12/2025

Më Të Lexuarat

  • VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –
  • Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –
  • “Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –
  • në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –
  • Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë –
  • Tym dhe erë djegieje alarmojnë fqinjët, gjendet i pajetë një person në Elbasan –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –
  • Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com