Albana Koçiu dhe Irini Shehu manipulojnë tenderin 3.3 MLD lekë të Spitalit të Dibrës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Albana Koçiu dhe Irini Shehu manipulojnë tenderin 3.3 MLD lekë të Spitalit të Dibrës –

12:24 | 29/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Përplasje zinxhir në Tiranë–Durrës/ 4 automjete të përfshira në aksident të rëndë –

“I forti” i Kavajës godet me dorezën e pistoletës pronarin e lokalit, policia e ndjek me makinë –

Vlorë/ Tre persona e bëjnë për spital pronarin e një lokali në Lungomare –

Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën… –

Pavarësisht se ndërrohen ministret e Shëndetësisë, oligarkët që përfitojnë fondet janë të njëjtët. Prandaj nuk çuditemi që drejtoresha Irini Shehu dhe ministrja e saj Albana Koçiu kanë shkelur rregullat e prokurimit në tenderin me objekt  “Rikonstruksion i Spitalit Rajonal Dibër “Rrahim Xhika”, i cili është zhvilluar më datë 21 nëntor 2023. Këto lekë duhet të xhiroheshin patjetër në arkën e firmave të Arben Çelës dhe Renido Petritajt.

Sipas fotos më poshtë në spitalin e Peshkopisë do të riparohen lidhjet elektrike dhe do të bëhen rregullime të hidrosanitareve dhe sigurisht suvatimet dhe bojatisjet e fasadës. Për këto punime janë parashikuar të shpenzohen një fond madh prej 325,049,984 (Treqind e njëzet e pesë milionë e dyzet e nëntë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e katër) lekë pa TVSH, ku nuk përcaktuar vlera për secilin zë.

Nga dokumentet e tenderit bie menjëherë në sy se ky prokurim ka marrë një “Red Flag” dhe ky është alarm korrupsioni që vendos Open Data Albania për çdo aferë tenderuese ku shkelet ligji.

Në fillim janë regjistruar 8 operatorë ekonomikë për këtë tender, por 2 prej tyre kanë marrë pjesë në mënyrë fiktive.

Në përfundim këto dy kompani nuk kanë paraqitur ofertë ekonomike, por kanë qenë thjesht fasadë e tenderit të manipuluar. Ndërkohë dy firma të tjera me ofertat më të ulëta janë përjashtuar menjëherë nga tenderi. Sëbashku me to, drejtoresha Irini Shehu ka skualifikuar edhe 3 firma të tjera.

Kështu në tryezën e saj mbeti vetëm zarfi me ofertën e paraqitur nga bashkimi i operatorëve “RAFIN COMPANY” Shpk –“UDHA” Shpk. Tenderi iu dha këtyre dy kompanive, sigurisht pas konsultimeve me ministren Koçiu, e cila do ta hedhë në Facebookun e saj fillimin e këtij rikonstruksioni.

 

A do të bëhet vërtetë rregullimi i spitalit dhe a do të shkojnë këto para në projektin e prezantuar? Për këtë kemi dyshime. E sigurt është që puna nuk do të jetë cilësore dhe afati nuk do të arrihet.

Përfituesit

Dy firmat që kanë fituar këtë tender njihen për aferat me tenderët dhe për pronarët e fuqishëm që kanë.

“UDHA” Shpk është përmendur disa herë këto javët e fundit nga Gijotina.com pikërisht për aferat që firmos çdo ditë. Pronari i saj Arben Çela zotëron edhe firmën Vllaznia Ndërtim, ndërsa dikur ka qenë edhe kandidat i Partisë Demokratike për kryebashkiak. Pas përplasjeve që nisën në PD, biznesmeni u mënjanuan dhe po krijon lidhje të mira me eksponentët e qeverisë. “Udha” do të duhej të skualifikohej nga tenderi, pasi në të njëjtën kohë (para një jave ka përfituar tenderin 700 milionë lekë nga kryebashkiaku Rakip Suli në Kamëz) ka marrë përsipër disa kontrata për punë publike. Në këto kushte pjesëmarrja e saj në këtë projekt zvarrit punimet dhe rrezikon afatin e kryerjes së investimit prej 2 vjetësh.

Ndërsa firma “Rafin Company” ka  pronar Renido Petritajn.

 

Nga viti 2017 dhe deri më tani, Renido Petritaj ka arritur të fitojë rreth 70 tenderë publikë me një vlerë rreth 30 miliardë lekë ose 30 milionë euro, e vetme dhe në bashkëpunim. Kjo është një shifër e jashtëzakonshme për një kompani që e ka nisur nga zero në 2017, me kapital 100 lekë. Gjysmën e vlerës së tenderëve i ka marrë nga Bashkia e Tiranës, nën dyshime të forta për një lidhje klienteliste. Ndërsa tani shohim se ai po i shtrin rrënjët e aferave edhe në bashki të tjera dhe drejtoritë rajonale.

Pra, ministrja dhe drejtoresha nuk ua kanë dhënë rastësisht tenderin dy biznesmenëve, por e kanë paracaktuar fituesin në bazë të interesave që bien në konflikt me detyrën.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Përplasje zinxhir në Tiranë–Durrës/ 4 automjete të përfshira në aksident të rëndë –

Përplasje zinxhir në Tiranë–Durrës/ 4 automjete të përfshira në aksident të rëndë –

nga 27
19:18 | 29/03/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës, vetëm pak momente më parë. Në aksident janë përfshirë 4 automjete,...

“I forti” i Kavajës godet me dorezën e pistoletës pronarin e lokalit, policia e ndjek me makinë –

“I forti” i Kavajës godet me dorezën e pistoletës pronarin e lokalit, policia e ndjek me makinë –

nga 27
18:16 | 29/03/2026
0

Një 28-vjeçar në Kavajë, Murat Curri alias Murat Cerriku, ka rënë në prangat e Policisë, pas disa orësh kërkimesh dhe...

Vlorë/ Tre persona e bëjnë për spital pronarin e një lokali në Lungomare –

Vlorë/ Tre persona e bëjnë për spital pronarin e një lokali në Lungomare –

nga 27
18:02 | 29/03/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një pronar lokali është dhunuar nga tre...

Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën… –

Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën… –

nga 27
18:00 | 29/03/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përdorur një gjuhë fyese ndaj Princit të Kurorës së Arabisë...

Para
Më të bukur s’e kishim parë ndonjëherë! Dua Lipa shkëlqen… –

Më të bukur s'e kishim parë ndonjëherë! Dua Lipa shkëlqen... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përplasje zinxhir në Tiranë–Durrës/ 4 automjete të përfshira në aksident të rëndë –

Përplasje zinxhir në Tiranë–Durrës/ 4 automjete të përfshira në aksident të rëndë –

19:18 | 29/03/2026
“I forti” i Kavajës godet me dorezën e pistoletës pronarin e lokalit, policia e ndjek me makinë –

“I forti” i Kavajës godet me dorezën e pistoletës pronarin e lokalit, policia e ndjek me makinë –

18:16 | 29/03/2026
Vlorë/ Tre persona e bëjnë për spital pronarin e një lokali në Lungomare –

Vlorë/ Tre persona e bëjnë për spital pronarin e një lokali në Lungomare –

18:02 | 29/03/2026
Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën… –

Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën… –

18:00 | 29/03/2026
“Aksion kundër ambulantëve” në Korçë, Prefektja përzë fermerët që shesin anës rrugës nacionale –

“Aksion kundër ambulantëve” në Korçë, Prefektja përzë fermerët që shesin anës rrugës nacionale –

17:30 | 29/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Përplasje zinxhir në Tiranë–Durrës/ 4 automjete të përfshira në aksident të rëndë –
  • “I forti” i Kavajës godet me dorezën e pistoletës pronarin e lokalit, policia e ndjek me makinë –
  • Vlorë/ Tre persona e bëjnë për spital pronarin e një lokali në Lungomare –
  • Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën… –
  • “Aksion kundër ambulantëve” në Korçë, Prefektja përzë fermerët që shesin anës rrugës nacionale –
  • Nis javën e Pashkëve për katolikët, simbolika e të Dielës së Larit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përplasje zinxhir në Tiranë–Durrës/ 4 automjete të përfshira në aksident të rëndë –
  • “I forti” i Kavajës godet me dorezën e pistoletës pronarin e lokalit, policia e ndjek me makinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com