Uji i ambalazhuar që blejmë për konsum mund të kthehet në një rrezik për shëndetin, nëse subjektet tregtare që e shesin këtë produkt, nuk e ruajnë në kushtet e duhura.
Specialisti në drejtorinë e shëndetit publik në Tiranë, Gimjan Dokle tha se uji nëse ruhet në temperatura mbi 18 gradë, mund të krijojë baktere të rrezikshme.
Monitorimi në disa dyqane e markete, tregon se bidonët ekspozohen edhe me ditë të tëra në temperatura të larta.
Kjo gjendje është prezente edhe në dyqanin më të afërt me Inspektoriatin e Shëndetësisë që ndodhet në Kinostudio.
Zyrtarët justifikohen duke thënë se ligji nuk i favorizon inspektoret, pasi subjektet tregëtare duhen njoftuar 3 ditë përpara se të kontrollohen.
Por neni 32 i ligjit në fjalë, ka edhe pika që lëjojnë verifikime pa njoftim, në rastet e denoncimeve apo kur inspektori dyshon për shkelje.