Kendall Jenner ka treguar se është ndjerë shumë budallaqe kur është përballur me reagimet e ashpra lidhur me reklamën e “Pepsi”.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është akuzuar se ka ofenduar fushatën “Black Lives Matter”, nga disa përdorues të rrjeteve sociale.
Reagimi i ashpër publik e ka lënduar tepër modelen 21-vjeçare, e cila është shprehur se qëllimi i saj nuk ka qenë të ofendojë apo lëndojë askënd.
E përlotur, Kendall ka shtuar gjithashtu se është ndjerë vërtet një budallaqe pas reagimeve të ashpra që ka marrë nga përdoruesit e rrjeteve sociale.