Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 133 vite burg në total për 17 të pandehurit e akuzuar për kultivimin e rreth 1.8 tonëve kanabis përmes serave në fshatin Drenovicë të Beratit.
Të pandehurit do të gjykohen me procedurë të shkurtuar dhe do të përfitojnë ulje të dënimit. Mësohet se për katër nga të pandehurit, Bashkim Mema, Drita Mema, Izmire Mema dhe Edison Mema, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pezullim të dënimit me burg dhe vënien e tyre në provë për tre vite.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga ky aktivitet rezulton që të jenë përftuar në total një sasi prej 1.7-1.8 ton kanabis sativa.
Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municionit”.
Pretenca e SPAK për 17 të pandehurit:
Sadetin Hasaj – 13 vite burg
Blerim Xheka – 13 vite burg
Sidrit Bisha – 10 vite burg
Suad Smakaj – 9 vite burg
Jurgen Ujkaj -10 vite burg
Samoel Lushaj – 10 vite burg
Endriol Xheka – 9 vite burg
Mirvaldo Disha 0 9 vite burg
Hamdi Dyli – 8 vite burg
Arben Vrapi – 6 vite burg
Adiol Çifkiku – 6 vite burg
Lulzim Bushataj – 5 vite burg
Mustafa Manej – 5 vite burg
Bashkim Mema – 5 vite burg
Drita Mema – 5 vite burg
Izmire Mema – 5 vite burg
Edison Mema – 5 vite burg









