Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht dy persona pasi akuzohen për zjarrëvënie të qëllimshme. Policia njofton se është proceduar 41-vjecari, S. K., banues në fshatin Kardhiq, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave, në vendin e quajtur “Mbrete”, në fshatin Kardhiq, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
Gjithashtu, edhe 62-vjeçari me inicialet, B. B, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave, në lagjen “Gërhot”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur mbetje të ndryshme në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.