Dosja e 51 të pandehurve të cilët akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore kundrejt shumave të larta të parave në SHBA, Kanada dhe Britani të madhe ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Këta shtetas mernin shuma parash prej 30 mijë dollarë për një dërgim në SHBA, 10 mijë paund për në Britani dhe 5-10 mijë euro për vendet e Bashkimit Europian.
Ndaj këtyre personave rëndon akuza “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.