Një aksion i policisë italiane ka vënë në pranga 16 persona në Latina të Italisë, ku mes të cilëve janë edhe arrestuar dhe administratorë dhe zyrtarë publikë.
Në pranga ka rënë dhe kryetarja e Bashkisë Sabaudia, Giada Gervasi, e cila përfundoi në arrest shtëpie për disa koncesione shtetërore të dhëna nga Bashkia. Hetimet kanë nisur me një zjarrvënie në kazermën e policisë pyjore në verën e vitit 2019, ndërsa hetimet u koordinuan nga prokurori Latina.
Në veçanti, kryebashkiakja e Sabaudias, Giada Gervasi, akuzohet për 11 episode të prishjes së garave të tenderave dhe një për korrupsion.