Me nisjen e sezonit turistik janë shtuat edhe masat për kontrollet ndaj sigurisë ushqimore në vend. Në kuadër të këtij aksioni, AKU Sarandë, në rrugën nacionale Sarandë-Ksamil, vendi i quajtur ‘Manastir’, ka bllokuar një sasi prej 86 kg peshk, i cili ishte i pashoqëruar nga dokumentacioni përkatës.
Nga kontrolli rezultoi që si fatura dhe kuponi tatimor i paraqitur trupës së inspektorëve të AKU-së ishin fiktive, ndërsa subjekti u gjobit me 100000 lekë.
Ndërkohë, sasia e konfiskuar ndodhej në automjetin me targë AA 231 EJ dhe dyshohej se vinte kontrabandë nga Greqia. Sasia në fjalë u asgjësua.