Aktori i emisionit “Bukë me vete” u qëllua me tytë pistolete, Roza Lati jep detaje mbi ngjarjen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktori i emisionit “Bukë me vete” u qëllua me tytë pistolete, Roza Lati jep detaje mbi ngjarjen

17:53 | 03/08/2019
në Gossip, Kryesore
0

Një aktor i formatit televiziv “Bukë me vete” në Ora News, u godit me tytë pistolete, mbrëmjen e djeshme në Ksamil, në rrethana ende të paqarta, nga një person i paidentifikuar.

Aktori, Enea Arapi u godit pasi grupi kishte përfunduar xhirimet në një prej lokaleve të zonës.

Lidhur me këtë ngjarje, në një lidhje telefonike në Ora News, ka rrëfyer edhe drejtuesja e formatit, Roza Lati e cila ka dhënë më tepër detaje për ngjarjen.

Read more

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Roza Lati: Dje, pasdite ne kemi qenë në Ksamil duke xhiruar emisionin “Bukë me vete” ka qenë pjesa e “barbecue” që ne xhirojmë. Ndërkohë mblodhëm të gjitha gjërat dhe do të drejtoheshim për në shëtitoren e Sarandës për të bërë kamerat e fshehta. Kemi qenë me 3 mjete me vete. Ka qenë kamperi përpara duke ecur, ka qenë makina e RTV Ora dhe Pezhoja, makina ime personale që unë e mora në këtë udhëtim të fundit që po bëj. Kur kemi kaluar para restorantit, ka kaluar kamperi i pari avash-avash, ka kaluar makina e Orës dhe kur ka qenë makina Pezho, në të cilën ka qenë Enea Arapi i njohur si “Boli” dhe Rei që është fotografi zyrtar i “Bukë me vete”.

Për RTV Ora, Enea ka treguar se si ndodhi sherri. Ai thekson se zotëria që e kishte qëlluar me tytën e pistoletës, i kishte thënë të ngadalësonte makinën, ndërkohë që Enea pohon se ishte duke ecur shumë avash.

Enea Arapi: Unë kam qenë duke ecur me një shpejtësi shumë minimale, sepse aty është edhe rruga e prishur, ka edhe litarë në mes që nuk të lejojnë të ecësh shpejt. Aty më del një zotëri përpara dhe më thotë që të ngadalësojë, ishte diku aty me një femër dhe një djalë të ri. Më vjen tek xhami i shoferit dhe me një inat dhe një mllef më thotë “ku shkon, pse ecën kështu?” Ndërkohë unë isha shumë ngadalë.

E pyes: “Ore vëlla ku po shkoja? Dhe tentoj të dal nga makina.”

Në atë moment më mbyll derën e makinës, nxjerr pistoletën nga çanta dhe më godet në faqe, që e kam akoma shenjë. Unë sa largohem nga ai marr direkt policinë në telefon që të gjeja një zgjidhje. Ai u largua pa të keq në drejtim të pedonales së Ksamilit.

Roza ngre dyshime se situata e krijuar është e kamufluar. Madje, shkon edhe më tej duke pohuar se dyshon që personi që e goditi Enean është pjesë e stafit të restorantit, para së cilit ka ndodhur ngjarja, pasi edhe kamerat ishin shkulur.

Roza Lati: Aty në atë moment unë kam qenë tek kampi përpara, kur me telefonuan çunat dhe më thanë: “Hajde Roza na qëlluan me pistoletë”.

Në atë moment unë mendova se i kishin shtënë me pistoletë u panikosëm të gjithë dhe kur kthehemi shohim Enean me faqen e skuqur, i ishte lënë shenjë. Nuk është se kanë patur ndonjë diskutim. Vetëm pak fjali janë shkëmbyer midis zotërisë dhe Eneas.

Kur ka ardhur policia, një zotëri qeros, i shëndetshëm më tha: “Unë jam civil. E di shumë mirë lokalin, nuk ka asgjë këtu nuk e njohim, nuk e dimë kush është zotëria.”

Pastaj, kur unë u largova për tek kamperi që kisha aktoren, në momentin që u kthehem i thashë: “Sipas ligjit duhet të ketë kamera dhe duhet të jetë filmuar e gjithë situata”, sepse ne ishim para restorantit. Kamerat nuk ishin funksionale të restorantit, ishin të shkulura. Kjo është një tjetër çështje ligjore që i përket restorantit që duhet të ballafaqohen. Më shumë duket si një situatë kamufluese që ky zotëria me armë duhet të jetë dikush, një pjesëtar i stafit të restorantit duke marrë parasysh situatën dhe reagimin e stafit apo reagimin e policisë aty vërdallë.

Etiketa: “Bukë me vete”Enea ArapiNjë aktor i formatit televizivRoza Lati

Të Lidhura

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

nga 27
11:03 | 16/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish Edi Ramës për udhëtimet e tij me avion, duke theksuar se...

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

nga 27
10:53 | 16/03/2026
0

Një 21-vjeçare është përdhunuar nga një shtetas i huaj, në një banesë të marrë me qira në rrugën e “Bogdanëve”,...

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

nga 27
10:45 | 16/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha jashtë ambienteve të SPAK tha se Rama nuk mund të mbyllë dosjet e tij...

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

nga 27
10:41 | 16/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha jashtë ambienteve të SPAK tha se Rama nuk mund të mbyllë dosjet e tij...

Para
Amarda poston foton provokuese nga pishina, Ermali bën komentin epik (foto)

Amarda poston foton provokuese nga pishina, Ermali bën komentin epik (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

11:03 | 16/03/2026
Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

10:53 | 16/03/2026
Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

10:45 | 16/03/2026
Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

10:41 | 16/03/2026
Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

10:37 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com