PDIU ka dënuar dhunën ndaj kreut të PD Sali Berisha. Sipas PDIU, sot pamë një akt tronditës.
Njoftimi:
PDIU dënon me forcë aktin e sotëm të goditjes për shkak të detyrës të kryetarit të opozitës, Dr.Prof. Sali Berisha. Ky akt është produkt i luftës politike të paprecedentë që nxit dhunë dhe përçarje.
Asnjë kartele e shëndetit mendor nuk mund të amnistojë ngjarjen e sotme, e cila duhet të shërbejë si një refleksion i thellë për t’u larguar nga filozofia e dhunës që ka mbërthyer politikën në vend.
Organet e drejtësisë duhet të kryejnë të gjitha hetimet dhe të zbardhin e të dënojnë motivet e vërteta dhe personat përgjegjës.