Aksioni në veri të Kosovës, 9 zyrtarë të arrestuar. Detajet e plota – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksioni në veri të Kosovës, 9 zyrtarë të arrestuar. Detajet e plota –

17:52 | 18/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Autoritetet në Kosovë njoftuan se tetë zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe një pjesëtar i Policisë Kufitare janë arrestuar gjatë aksionit të 18 nëntorit në veri të Kosovës nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Në një komunikatë të përbashkët, Prokuroria Speciale, Dogana dhe Inspektorati Policor i Kosovës thanë se bastisje u kryen në 11 lokacione, shkruan REL.

“Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë zyrtarëve të dyshuar për veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Marrja e ryshfetit’”, u tha në njoftim.

Sipas Prokurorisë Speciale, operacioni u krye pas një hetim të gjatë.

Autoritetet bënë të ditur se gjatë bastisjeve janë sekuestruar prova materiale për të mbështetur procedurën hetimore, sikurse: 20 plomba zyrtare të Doganës, dhjetë telefonë dhe katër sim kartela, një pistoletë me leje me tre karikator dhe nëntë fishekë dhe 16 copë municion jozyrtar.

Më herët, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Luftiu, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se aksioni u zhvillua mëngjesin e së shtunës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Po ashtu, nga Policia e Kosovës thanë se kanë asistuar gjatë bastisjeve.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet kryejnë aksion në Doganat e Kosovës për të luftuar veprat penale që lidhen me marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Në mars të vitit 2022, ishin arrestuar dhjetëra policë dhe doganierë nën dyshimet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Aksioni atëbotë ishte kryer në Gjakovë dhe Prizren dhe zyrtarët e arrestuar ishin dyshuar për pjesëmarrje në qindra aktivitete të marrjes së ryshfetit në pikat kufitare të Qafë Prushit dhe Qafë Morinës, që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.

Ndryshe, në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – autoritetet viteve të fundit kanë mbyllur disa rrugë ilegale që janë përdorur për të kontrabanuar mallra nga Serbia.

Read more

Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –

Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –

Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi –

Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

Të Lidhura

nga 27
10:52 | 25/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në lagjen nr. 2 të Kavajës, ku shtetasi Artur Ligeja,...

Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –

Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –

nga 27
10:38 | 25/12/2025
0

Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion për kapjen e personave në kërkim, duke arrestuar një 25-vjeçar dhe duke shpallur...

Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi –

Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi –

nga 27
10:34 | 25/12/2025
0

Autoritetet në Turqi kanë arrestuar 115 persona të dyshuar si anëtarë të Shtetit Islamik, të cilët po planifikonin të kryenin...

Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

nga 27
10:22 | 25/12/2025
0

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka paralajmëruar se viti 2026 pritet të jetë edhe më i vështirë se 2025, duke...

Para
U vendos nën hetim, Ilir Beqaj jep dorëheqjen si drejtor i SASPAC –

Sterilizimi, GJKKO cakton ditën kur Beqaj do merret në pyetje -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –

Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –

10:52 | 25/12/2025
Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –

Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –

10:38 | 25/12/2025
Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi –

Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi –

10:34 | 25/12/2025
Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

10:22 | 25/12/2025
Diella, krijesa që po përvëlon të atin

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:08 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –
  • Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –
  • Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi –
  • Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –
  • Diella, krijesa që po përvëlon të atin
  • 2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –
  • Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com