Është aksidentuar zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka. Mediet kosovare raportojnë se zv.ministri i Brendshëm është përfshirë në një aksident, ditën e djeshme.
Ndërkohë, vetë Zeka ka konfirmuar aksidentin, duke thënë se nuk ka pësuar ndonjë lëndim.
“Po kam pësuar aksident. Fatmirësisht jam mirë”, ka thënë shkurt Zeka.
Në media u raportua se ky aksident ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në dalje të qytetit në afërsi të Stacionit të Autobusëve, rruga që të shpie për në Ferizaj.