Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit, ku një automjet ka goditur një biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur një 50 vjeçar, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë
Drejtuesi I mjetit është shoqëruar në komisariatin e qytetit, ndërkohë ende nuk dihet identiteti i të lënduarit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.