Një punëtor i një firme përpunimi mermeri në Skrapar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Devrisë. Viktima është identifikuar si Arben Piro 55 vjeç, banues në Skrapar, i cili ishte i punësuar pranë kësaj firme.
Teksa nuk jep asnjë detaj më shumë për rrethanat e rastit, policia njofton se ka arrestuar dy punonjës të tjerë të kompanisë në pozicione drejtuese.
Në pranga u vunë J.M., 68 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik dhe K.S., 50 vjeç, banues në Greqi, me detyrë përgjegjës sektori.
Të dy akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.