Aksidenti në Pogradec, arrestohet përgjegjësi i firmës së pastrimit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti në Pogradec, arrestohet përgjegjësi i firmës së pastrimit –

11:45 | 10/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Aksidenti i djeshëm në Pogradec, ku fadroma goditi rëndë pushuesin, ka çuar në pranga drejtuesin e mjetit, si edhe përgjegjësin e firmës së pastrimit.

53-vjeçari Agron Keta u përplas ditën e djeshme nga një fadromë në liqenin e Pogradecit. Ai më pas është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Gjendja e pushuesit nga Tirana ka qenë kritike dhe ka nevojë për ndihmë më të specializuar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Plazhi” ndërsa mjeti që shkaktoi aksidentin drejtohej nga 31-vjeçari Denis Piperi. Mësohet se pushuesi ka qenë në gjumë kur është aksidentuar. Mjeti i rëndë shërbente për pastrimin e mbetjeve liqenore.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec

Goditi me fadromë, gjatë punës për pastrimin e bregut të liqenit, një pushues, i cili si pasojë u dëmtua rëndë, vihet në pranga drejtuesi i këtij mjeti.

Në pranga dhe përgjegjësi i firmës së pastrimit, mbi dyshime për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Në vijim të informacionit paraprak, të dhënë ditën e djeshme, për një shtetas të aksidentuar nga një fadromë, në plazhin e Pogradecit, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 31 vjeç (punonjës i një firme pastrimi), banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, në plazhin e liqenit, me një mjet teknologjik (fadromë), me të cilin ky shtetas po pastronte mbetjet në bregun e liqenit, ka goditur shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), banues në Tiranë, i cili u dëmtua rëndë dhe për këtë shkak, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, nga hetimet për këtë rast, u vu në pranga shtetasi G. D., 40 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës i kësaj firme pastrimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar punonjësit e firmës dhe nuk i ka sqaruar ata, në lidhje me detyrat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read more

Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër –

Shqipëria mund të kishte shkuar në 2-0 –

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat –

Ulni barrën fiskale dhe taksat vjetore të makinave –

Të Lidhura

nga 27
10:37 | 27/03/2026
0

Pas një fitoreje dramatike dhe historike në transfertë ndaj Sllovakisë, kombëtarja e Kosovës ka bërë një hap gjigant drejt realizimit...

Shqipëria mund të kishte shkuar në 2-0 –

Shqipëria mund të kishte shkuar në 2-0 –

nga 27
10:23 | 27/03/2026
0

Jan Urban nuk i kursen vlerësimet për Kombëtaren Shqiptare pas ndeshjes së fituar në Varshavë me përmbysje 2-1. Trajneri i...

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat –

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat –

nga 27
10:17 | 27/03/2026
0

Policia e Beratit bën me dije se ka arrestuar një 39-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një shtetase...

Rritet çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina –

Ulni barrën fiskale dhe taksat vjetore të makinave –

nga 27
10:05 | 27/03/2026
0

Konfindustria ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve përmes Bordit të Transparencës,...

Para
Varianti i ri i Covid-19 “Eris” që po përhapet, reagon OBSH –

Varianti i ri i Covid-19 “Eris” që po përhapet, reagon OBSH -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër –

Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër –

10:37 | 27/03/2026
Shqipëria mund të kishte shkuar në 2-0 –

Shqipëria mund të kishte shkuar në 2-0 –

10:23 | 27/03/2026
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat –

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat –

10:17 | 27/03/2026
Rritet çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina –

Ulni barrën fiskale dhe taksat vjetore të makinave –

10:05 | 27/03/2026
I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit –

09:51 | 27/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër –
  • Shqipëria mund të kishte shkuar në 2-0 –
  • Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat –
  • Ulni barrën fiskale dhe taksat vjetore të makinave –
  • I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit –
  • Reshjet e dëborës zbardhin edhe Kukësin, Tropojën e Dibrën, si paraqitet situata –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër –
  • Shqipëria mund të kishte shkuar në 2-0 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com