Kanë dalë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen në Korçë ku një person përplasi aksidentalisht të birin 6 vjeçar me makinë.
Mësohet se fëmija ka qenë me biçikletë dhe i ka prerë rrugën para makinës tip “Opel” që drejtohej nga i ati.
Për pasojë ky i fundit ka humbur kontrollin dhe e ka marrë poshtë makinës.
Sipas policisë fëmija ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve” njoftoi policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.