Një e re ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Durrës.
Në një njoftim zyrtar këtë të Mërkurë, policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm.
Viktima bëhet me dije se është një shtetase ende e paidentifikuar rreth moshës 30 – 35 vjeçe.
Drejtuesi i automjetit që e përplasi për vdekje është arrestuar.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Dh.R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase rreth moshës 30 – 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, e cila për pasojë, ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.